Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është deklaruar lidhur me grevën në arsim.
Ai tha se injorimi total i një problemi madhor dhe tallja me grevistët dhe sindikatën është matje e rezistencën qytetare dhe sociale nga ana e Qeverisë.
Tahiri tha se thyerja eventuale e saj është thyerje e çdo kërkese dhe pritje të ngjashme nga hisedarë të tjerë.
“Fatkeqësisht, një grevë legjitime kryeministri e ka kthyer në betejë për dominim. Një lëshim për kryeministrin sot, është një vit më shumë dominimi total dhe jo demokratik për kryeministrin nesër”,tha Tahiri.
Ai theksoi se është e pabesueshme me çfarë mendësie qeverisëse e politike jemi duke u ballafaquar.