TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Haxhiu reagon pas thirrjeve për dorëheqje: Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite

11/02/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Haxhiu: Vettingu nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, pres të kem takime edhe me opozitën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas kritikave të shumta për gjuhën e përdorur ndaj prokurorit në seancën gjyqësore të së premtes, duke thënë se metodat njëzet vjeçare të opozitës për kërcënime dhe pazare “të fshehta”, sipas saj nuk gjenden në qeverisjen e kryeministrit, Albin Kurti.

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se prokuroria e gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite, e që sipas saj, pikërisht këta po bëjnë zhurmë pa përmbajtje, e po mbajnë konferenca pa asnjë kuptim.

“Të njëjtit përmes njerëzve në sistem, jo rrallë herë kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj”, ka shtuar ajo.

Postimi i plotë:

Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite, pikërisht këta që sot bëjnë zhurmë pa përmbajtje, e mbajnë konferenca pa asnjë kuptim. Të njëjtit përmes njerëzve në sistem, jo rrallë herë kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj.

Veprimet politike për të cilat jemi gjykuar kanë qenë përherë publike, sikurse deklarata ime në cilësinë e të pandehurës në linjë me të drejtat e mia që njihen me legjislacionin në fuqi.

Thirrja ime e vazhdueshme është që prokurorët të ushtrojnë detyrën me profesionalizëm dhe të heqin dorë nga përndjekjet politike, sikurse po bëhet tash e 7 vite.

Kritika ime është e zëshme dhe e hapur. Jam përjetsisht e hapur për të dëgjuar kritikat e opozitës apo kujtdo tjetër, por në mungesë të tyre, opozita kujdestaron ndaj çdo fjale timen, vetëm sa për të krijuar një situatë, për të shprehur mllef dhe kushedi mbase kanë të drejtë sepse:

Metodat njëzet vjeçare të opozitës për kërcënime dhe pazare nën tavolinë nuk gjenden në Qeverisjen Kurti. Prandaj ka zëra të tillë që sulmojnë sepse brenda dy viteve të mandatit qeverisës kemi ndërmarrë nisma reformuese me qëllim të fuqizimit dhe kthimit të besimit qytetarë në institucione.

Me këto iniciativa përfundimisht shteti i Kosovës do të kalojë në një nivel tjetër më të lartë sa i përket drejtësisë.

• Vetingu në sistemin e drejtësisë

Brenda 1 viti e gjysmë është hartuar koncept dokumenti, amendamentet kushtetuese dhe kemi pranuar Opinionin pozitiv nga Venecia.

• Reforma në Këshillin Prokurorial

Brenda 1 viti është hartuar projektligji, janë pranuar e opinione të Venecias dhe sikur opozita të mos e dërgonte në Gjykatë Kushtetuese, sot do ta kishim Këshillin Prokurorial të reformuar.

• Byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme

Brenda 2 viteve, është miratuar koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, është hartuar ligji, kemi pranuar 2 opinione nga Venecia dhe Ligji tashmë është miratuar.

• Adresimi i dhunës në familje

Brenda 1 viti e gjysmë, është hartuar strategjia nacionale kundër dhunës në familje, janë bërë ndryshimet ligjore me qëllim të ofrimit të ndihmës juridike për viktimat, janë eliminuar pengesat për kompensimin e viktimave të krimit, strehimoret janë mbështetur me më shumë buxhet, kemi bërë ndryshimet në kode për dënimet plotësuese, kemi bërë fushata sensibilizuese për ngritjen e vetëdijes dhe raportim të dhunës dhe po ashtu kemi nisur reformat në qendrat për punë sociale.

• Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftëa

Brenda 1 viti është hartuar projektligji për themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të luftës, është adresuar gjykimi në mungesë për kriminelët e luftës, janë mbështetur financiarisht institucionet për adresim të këtyre krimeve dhe po punohet në strategji për drejtësi tranzicionale.

Me dy projekte të mëdha, njëri për kthimin e legjitimitetit dhe integritetit në gjyqësor, dhe tjetrin me verifikimin e pasurisë në mënyrë jo të pastër Kosova përfundimisht do të shndërrohet në vend model në Ballkan, ndërkohë që po i afrohet vlerave dhe orientimeve perëndimore.

Kosova do të bëhet vend ku nuk blihet gjyqtari a prokurori, e nuk caktohet nga politika e nuk përndjek me urdhëra të saj. Ndërkohë që askush nuk mund të pasurohet në emër të politikës apo nga ushtrimi i detyrës zyrtare. Krimi, korrupsioni, mitoja, haraçi nuk do të jenë më fjalët kyçe në Kosovë e as të ndonjë raporti të huaj ndërkombëtar siç ishin për 20 vite.

Kosova do të bëhet vend i jetueshëm, për të gjithë, jo për të fortët.

Kujdestaria juaj nuk e zbehë punën tonë, e ne gjithësesi do të jemi edhe më të kujdesshëm.

Tags: Albulena Haxhiu
ShareTweetShare
Previous Post

​Vullnetarët e Kosovës që po japin ndihmë në Turqi, flasin për momentet prekëse

Next Post

Protesta mbyllet me incident, hidhet tymuese në shkallët e Kryeministrisë në Tiranë

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
Protesta mbyllet me incident, hidhet tymuese në shkallët e Kryeministrisë në Tiranë

Protesta mbyllet me incident, hidhet tymuese në shkallët e Kryeministrisë në Tiranë

Te fundit

Zyrtari i lartë i DASh-it viziton Kosovën

Chollet: Nuk erdha në Prishtinë e Beograd për ultimatume, por për të shtyrë përpara dialogun

13/01/2023
Kryesindikalisti i bujqve kërkon kompensim të shpejt: Vërshimet dëmtuan 20-30 për qind të të mbjellave

Kryesindikalisti i bujqve kërkon kompensim të shpejt: Vërshimet dëmtuan 20-30 për qind të të mbjellave

24/11/2022
Vizita e Scholz, e para e një kancelari gjerman në Qeverinë e Kosovës

Vizita e Scholz, e para e një kancelari gjerman në Qeverinë e Kosovës

10/06/2022
Hovenier: Mirëpresim shtyrjen e reciprocitetit, kishte koordinim për veprimet

Hovenier: Mirëpresim shtyrjen e reciprocitetit, kishte koordinim për veprimet

02/08/2022

Gërvalla: Ç‘njohja e Kosovës nga Togo ndodhi në vitin 2019

17/01/2023

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?