Përbërësit për 6 persona:
- 1,4 kg patate
- 50 gr margarinë
- 2-3 karota
- 1 presh ose 2-3 qepë të reja
- 1,2 l ujë, kripë, piper i zi
- 1 kub i koncentruar perimesh
- 100 ml qumësht ose ajkë e ëmbël
Patatet qërohen, Iahen dhe prehen në kube të vegjël. Karotat qërohen dhe prehen në copa të vogla. Preshi prehet për së gjati, pastrohet mirë nga dheu, prehet në rrathë të vegjël. Tenxherja qitët mbi zjarr, qitët yndyra, kaurdisët preshi, i shtohen edhe patatet e karotat dhe kaurdisën edhe 2-3 minuta. I shtohet uji dhe mëlmesa, dhe perimet Iahen të zihen 30-35 minuta. Në fund, pasi që patatet të jenë zier, tenxherja hiqet nga zjarri, perimet purohen më mikser. Supa qitët prapë mbi zjarr, i shtohet qumësht ose ajkë e ëmbël, (sipas dëshirës). Provohet shija e supës, dhe pasi të marrë valë, hiqet nga zjarri. /Globisot.net/
Discussion about this post