Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviç, nesër në Bruksel do të takohen në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Kjo u bë e ditur nga në zëdhënës i BE-së, Peter Stano, i cili tregoi se palët janë përkushtuar që të përmbahen nga cfarëdo veprimi që do të kenë efekte të kundërta që shkon kundër kësaj atmosphere të angazhimit konstrukiv dhe pajtimit.
Stano tutje ka theksuar se takimi i nesërm është i rëndësishëm sepse Bislimi dhe Petkoviç do të takohen zyrtarisht për herë të parë që prej marrëveshjes së Ohrit dhe ata do të punojnë dhe do të diskutojnë për hapat e nevojshëm për zbatim të përkushtimeve, hapa të dalë nga marrëveshja dhe aneksi.
“Ne do të kemi nesër takimin e kryenegociatorëve të të dy palëve, në Bruksel. Ashtu siç e kemi thënë prej kohësh presim nga të dyja palët që të kontribuojnë në krijimin dhe mirëmbajtjen e atmosferës së normalizimit dhe të pajtimit si dhe të zbatimit të shpejt të përkushtimeve që janë bërë në fund të muajit shkurt në Bruksel dhe pastaj edhe në mars në Ohër. Palët janë përkushtuar që të përmbahen nga çfarëdo veprimi që do të kenë efekte të kundërta që shkon kundër kësaj atmosphere të angazhimit konstrukiv dhe pajtimit. Ne shpresojmë se ajo që kemi parë në ditët e fundit në Kosovë dhe në veriun e Kosovës nuk do të afektojë takimin e nesërm. Takimi i nesërm i kryenegociatorëve është i rëndësishëm sepse ata do të takohen zyrtarisht për herë të parë që prej marrëveshjes së Ohrit dhe ata do të punojnë dhe do të diskutojnë për hapat e nevojshëm për zbatim të përkushtimeve, hapa të dalë nga marrëveshja dhe aneksi.Qëllimi kryesor që t’i sjellim palët tek marrëveshja në Bruksel në shkurt dhe pastaj në Mars në Ohër ishte saktësisht që të dalim përfundimisht nga ky cikël i krizës ose i ciklit të zgjidhjeve të krizës. Sërish asnjë krizë nuk mund të zgjidhet vetvetiu duke u pajtuar për dicka. Ka të bëjë me zbatimin dhe kjo është pse BE-ja është kaq e qartë dhe të bëjë trysni mbi të dy palët që të nisin zbatimin e shpejt dhe serioz. Dhe kjo do të ndodhë nesër në Bruksel dhe hapat e parë të zbatimit do të nisin të diskutohen. Kjo është ajo që BE-ja e pret dhe kjo është ajo që vendet anëtare të BE-së e presin nga të dyja palët dhe ne kemi qenë të qartë gjatë gjithë kësaj kohe. Gjëja kryesore tani është që të përqëndrohen në zbatim dhe të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në ruajtjen e atmosferës së normalizimit dhe pajtimit dhe jo të bëjnë ckado në kundërshtim të kësaj, Kjo është porosia: ne duhet të fillojmë të punojmë në zbatim nga të dyja palët dhe ata duhet të bëjnë përpjekjet më të mëdha për të nisur këtë punë. Vetëm me zbatim kjo marrëveshje mund të funksionojë dhe do të ndihmojë përfundimisht të dy palët që të dalin nga situatat që i kemi parë më parë”, ka thënë Stano.