TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Mekanizmi i CEFTA-s për zgjidhjen e kontesteve bëhet më transparent dhe më gjithëpërfshirës

03/04/2023
in Kosovë, Lajme
Mekanizmi i CEFTA-s për zgjidhjen e kontesteve bëhet më transparent dhe më gjithëpërfshirës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

ë pasurit e një mekanizmi të besueshëm për zgjidhje të kontesteve është esencial për bashkëpunim të suksesshëm ekonomik dhe rritje të tregtisë ndërmjet palëve të CEFTA-s dhe hyrjen e tyre të mëvonshme në tregun e vetëm të BE-së.

Kështu u vlerësua në takimin në Podgoricë, ku u zhvilluan dy ditë negociata për Protokollin Shtesë 7, duke shënuar përparim në ngritjen e një Mekanizmi më efikas për Zgjidhje të Kontesteve (MZK).

MZK-ja nënkupton një proces të bazuar në rregulla për zgjidhjen e kontesteve që mund të lindin ndërmjet dy apo më shumë Palëve të përfshira në tregti.

“Për të parandaluar efektin e dëmshëm në tregtinë dhe marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Palëve të CEFTA-s, duhet të kapërcehen barrierat tregtare dhe të zgjidhen kontestet. Qëllimi i negociatave të vazhdueshme është krijimi i një mekanizmi të shpejtë, transparent, të adaptueshëm dhe ekonomik për zgjidhjen e kontesteve. Një sistem i tillë duhet të udhëhiqet nga rregulla, të jetë i pavarur, i paanshëm dhe përfundimisht i aftë të garantojë mbrojtje dhe zbatim. MZK i përmirësuar pritet të kontribuojë ndjeshëm në integrimin në kuadër të CEFTA-s, përmes parashikueshmërisë më të madhe”, pohoi z. Emir Gjikiq, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s.

Z. David Hudson nga Drejtoria e Komisionit Evropian për Politika e Zgjerimit dhe Fqinjësisë (DG NEAR) theksoi se të pasurit e “një mekanizmi efektiv për zgjidhje të kontesteve u jep tregtarëve dhe investitorëve besim për ndërtimin e biznesit me tregje të reja. Kjo është arsyeja pse puna në kuadër të CEFTA-s për një mekanizëm të përmirësuar për zgjidhje të kontesteve është kaq e rëndësishme për nxitjen e tregtisë në Ballkanin Perëndimor. Është duke u bërë progres dhe shpresojmë që deri në fund të vitit të arrihet një marrëveshje”.

Duke e pranuar rëndësinë e miratimit të mekanizmit efektiv të CEFTA-s për zgjidhje të kontesteve, znj. Jovana Kruniq, Drejtore e Përgjithshme në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi theksoi se finalizimi i negociatave për Protokollin Shtesë 7 për Zgjidhjen e Kontesteve është përcaktuar si një nga Prioritetet e Kryesimit të CEFTA-s 2023, si dhe i inkurajoi të gjitha Palët e CEFTA-s që të vazhdojnë me qasjen konstruktive në negociata me qëllim mbylljen e çështjeve të mbetura të hapura dhe përfundimin e negociatave gjatë këtij viti dhe kryesimit të Malit të Zi. Ajo nënvizoi se një mekanizëm për zgjidhje të kontesteve që funksionon mirë mund të sjellë shumë përfitime për marrëveshjen e tregtisë së lirë dhe Palët e saj. Mekanizmi mund të ndihmojë në parandalimin dhe zgjidhjen e kontesteve tregtare në kohën e duhur dhe në mënyrë efikase, duke ulur kështu pasigurinë dhe duke rritur parashikueshmërinë për bizneset dhe investitorët. Kjo mund të nxisë edhe pajtueshmërinë me rregullat dhe zotimet e marrëveshjes, duke ndikuar kështu edhe në nxitjen e kushteve të barabarta për të gjitha Palët.

Negociatat për Protokollin Shtesë 7 të CEFTA-s u iniciuan në vitin 2020 dhe janë të frymëzuara nga sistemi i OBT-së dhe modeli i BE-së. MZK përfshin konsultim ose negocim, ndërmjetësim dhe arbitrazh për të lehtësuar zgjidhje të shpejta dhe të thjeshta ndërmjet Palëve në konteste. Protokolli Shtesë 7 do të rregullojë procedurat e ndërmjetësimit, rregullat e konsultimit, procedurat për zgjidhje të kontesteve, procedurat e pajtueshmërisë, shqyrtimin e pajtueshmërisë dhe Kodin e Sjelljes për anëtarët e trupës së arbitrazhit, përveç dispozitave të përgjithshme në lidhje me afatet, kostot dhe logjistikën.

Negociatat për Protokollin Shtesë 7 mbështeten nga projekti i UNCTAD-it “Monitorimi dhe raportimi i masave jo-tarifore, dhe mbështetja për zbatimin e Mekanizmit të CEFTA-s për Zgjidhje të Kontesteve”, me financim nga Komisioni Evropian.

“Projekti u ofron negociatorëve asistencë ligjore, në mënyrë që ata të arrijnë një marrëveshje për një mekanizëm modern dhe efektiv. Aktivitete të tjera të ndërlidhura do të mbështesin zbatimin e AP7 sapo të miratohet dhe do të rrisin vetëdijesimin e bizneseve. Ai gjithashtu do të mbështesë përpjekjet për monitorimin e MJT-ve dhe transparencën e rregulloreve në lidhje me tregtinë”, tha përfaqësuesi i UNCTAD-it. “Konfliktet tregtare lindin natyrshëm dhe zgjidhje efektive e tyre ndihmon edhe në parandalimin e barrierave dhe mbështet një treg të zgjeruar e më të madh për kompanitë. Ne i shohim palët e CEFTA-s që gjenerojnë biznes në shkallë më të gjerë, dhe po i sheshojnë pengesat që u dalin rrugës duke pasur një mekanizëm efektiv për zgjidhje të kontesteve”, shtoi UNCTAD-i.

Rregullat aktuale për zgjidhjen e kontesteve janë përcaktuar në Marrëveshjen e CEFTA-s. Mekanizmi fillestar për zgjidhje të kontesteve rezultoi i paefektshëm për realitetin e ri dhe kërkonte reforma serioze për shkak të përdorimit të kufizuar të tij, pasi që forcimi i bashkëpunimit ekonomik çoi në rritjen e flukseve tregtare dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Palëve.

Tags: CEFTA
ShareTweetShare
Previous Post

Greva në KEK, punëtorët kërkojnë rritje të pagave

Next Post

Stano: Shpresojmë që ngjarjet e fundit në veri nuk do të afektojnë takimin e nesërm

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
BE: Përgjegjësia për zbatimin e marrëveshjeve për energjinë u takon palëve

Stano: Shpresojmë që ngjarjet e fundit në veri nuk do të afektojnë takimin e nesërm

Te fundit

Ambicia e Ukrainës për integrim në BE, përgjigjia i kthehet javën tjetër

Ambicia e Ukrainës për integrim në BE, përgjigjia i kthehet javën tjetër

12/06/2022
24 vjetori i bombardimeve, Osmani bën homazhe te Pllaka e ushtarëve të rënë të NATO-s

24 vjetori i bombardimeve, Osmani bën homazhe te Pllaka e ushtarëve të rënë të NATO-s

24/03/2023
Stresi reagon për situatën në veri

Stresi reagon për situatën në veri

01/08/2022
Arrestohen tre të mitur në Fushë Kosovë, sulmuan një bashkëmoshatar

Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari gjendet në arrati

07/10/2022
Kryetari i KQZ-së e bën të qartë pozicionin e tij rreth moscertifikimit të Srpska’s: Nuk ka bazë ligjore

Kryetari i KQZ-së: Më 11 janar fillon zyrtarisht fushata zgjedhore

06/01/2025

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?