TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Mbledhja e dy qeverive, Berisha: Rama duhet të njihte gjenocidin serb në Kosovë

20/06/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Mbledhja e dy qeverive, Berisha: Rama duhet të njihte gjenocidin serb në Kosovë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që po mbahet në Prishtinë.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha tha se çdo mbledhje e përbashkët midis qeverive të të dy vendeve është akt që duhet të përshëndetur.

Megjithatë Berisha shtoi se Kryeministri Edi Rama “nëse do të kishte minimumin e respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjet dhe sakrificat e tyre në më shumë se 150 vitet e fundit, duhet të shkonte në Kosovë, duke njohur gjenocidin serb në Kosovë”.

“Janë 1400 engjëj, vogëlushë, qenie të pafajshme, të cilët u vranë, u therën, u dogjën vetëm e vetëm për fajin se kishin prindër shqiptarë. Pra, mendoj se në këtë aspekt, mohimi që ai i bën gjenocidit ciklik serb në Kosovë, që fillon nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të dhe përfundon me operacionin ‘Patkoi’ në vitet ‘98-‘99, është një aktakuzë shumë e rëndë për karakterin, për ndërgjegjen e tij kombëtare, por edhe për vlerat e qytetarinë e tij”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

“T’i mohosh këto, është një lloj si të shkelmosh mbi shpirtrat dhe gjakun e tyre. Por kur këta janë shqiptarë, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare”, ka shtuar Berisha.

Sipas Berishës, shqiptarët presin një marrëveshje për dhënien e dyshtetësisë ose shtetësisë sipas dëshirës.

“Ndaj dhe unë mund të kem shumë probleme të tjera për të shtruar përpara jush, por zgjodha vetëm këtë sepse edhe marrëveshjet- unë i ndoqa recitimet e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare- ndërkohë kur shqiptarët presin dyshtetësi apo shtetësi sipas dëshirës. Kjo është marrëveshja që presin shqiptarët. Por këtë natyrisht krahas njohjes së gjenocidit ciklik, kjo do jetë marrëveshja e parë, përveç heqjes së taksës në Rrugën e Kombit, që do firmoset nga qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike,” tha Berisha. /Telegrafi/

Tags: Sali Berisha
ShareTweetShare
Previous Post

Edi Rama: Qeverinë Kurti mund ta rrëzoj vetëm një protestë e tij, ndryshe nuk ka kush ta rrëzoj

Next Post

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 19 marrëveshjet që u nënshkruan sot

Related Posts

Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar
Ballina

Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar

by TV OPINION
06/07/2022
​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës
Ballina

​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

by TV OPINION
06/07/2022
​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë
Kosovë

​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë

by TV OPINION
06/07/2022
Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në
Ballina

Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në

by TV OPINION
06/07/2022
Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, u diskua për sigurinë dhe mbrojtjen
Ballina

Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, u diskua për sigurinë dhe mbrojtjen

by TV OPINION
06/07/2022
Next Post
Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 19 marrëveshjet që u nënshkruan sot

Mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri, këto janë 19 marrëveshjet që u nënshkruan sot

Te fundit

​1244 raste aktive me koronavirus në Kosovë, 25 pacientë të shtrirë në spital

​1244 raste aktive me koronavirus në Kosovë, 25 pacientë të shtrirë në spital

06/07/2022
Lilibet festoi ditëlindjen e parë, zbulohet torta që Meghan dhe Harry zgjodhën për të bijën

Lilibet festoi ditëlindjen e parë, zbulohet torta që Meghan dhe Harry zgjodhën për të bijën

07/06/2022
Bill Gates paralajmëron se pandemia e ardhshme mund ta sjellë “fundin e botës”

Bill Gates paralajmëron se pandemia e ardhshme mund ta sjellë “fundin e botës”

10/06/2022
Dështon zgjedhja e anëtarit të KPM-së, konkursi do të përsëritet

Dështon zgjedhja e anëtarit të KPM-së, konkursi do të përsëritet

22/06/2022
Konjufca largohet nga salla plenare, pas kundërshtimit të opozitës

Konjufca largohet nga salla plenare, pas kundërshtimit të opozitës

16/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar
  • ​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?