Supa me brokoli, plot me energji dhe aftësi detoksifikuese. Provojeni dhe shikoni rezultatin.
Përbërësit:
- 1 kokë brokolli;
- 1 qepë e kuqe;
- 5 thelpinj hudhër;
- 1 domate;
- Vaj Ulliri;
- Kripë.
Përgatitja:
- Prisni brokolin në copa të vogla dhe vendoseni në tavë. Shtoni qepën dhe domaten e prerë në katër pjesë dhe më pas hudhrat.
- Spërkatini sipër perimet me vaj ulliri dhe kripë.
- Në furrën e ngrohur paraprakisht në 200°C vendosni tavën deri sa brokoli të fillojë të bëhet krokante.
- Pasi t’i hiqni nga furra, vendosni brokolit në një tenxhere të vogël me ujë dhe lërini deri sa uji të ketë marrë valë dhe brokoli të ketë marrë ngjyrë jeshile të hapur.
- Ndërkohë perimet e tjera hidhini në blender dhe prisni deri sa të bëhen brokolit për t’i shtuar dhe ato në blender.
- Vazhdoni proçesin e miksimit derisa të gjitha perimet të jenë bërë një masë e njëtrajtshme dhe më pas shtoni nga uji i brokolit për ta holluar supën sipas dëshirës tuaj.
- Ju bëftë mire!
Discussion about this post