Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi që dyshohet se nga vetura ka shtënë me armë zjarri ndaj dy personave të tjerë.
Sipas policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor teksa i dyshuari është dërguar një mbajtje.
Raporti i plotë i PK-së:
“Fsh. Kryshec, Pejë 28.06.2022 – 20:53. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave meshkuj kosovarë të cilët ishin duke qëndruar në terasën e një lokali. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.