TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Mjalti si zëvendësues i sheqerit, përfitimet që i sjell organizmit

11/01/2023
in Shëndeti
Magjia që i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni një lugë mjaltë në mëngjes
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumimi i mjaltit nga një burim i vetëm lulesh mund të përmirësojë kontrollin e sheqerit në gjak dhe të ulë nivelet e kolesterolit kur merret në kontekstin e një diete të shëndetshme – pohon një studim i fundit i botuar në Nutrition Reviews.

“Këto rezultate janë befasuese, sepse mjalti është rreth 80 për qind sheqer”, ka thënë në një njoftim për shtyp Tauseef Khan, kryesuesi i studimit dhe një bashkëpunëtor kërkimor në shkencat ushqyese në Shkollën e Mjekësisë Temerty të Universitetit të Torontos.

“Nuk po themi se duhet të filloni të hani mjaltë nëse aktualisht po shmangni sheqerin. Çështja ka të bëjë më shumë me zëvendësimin”

“Nëse përdorni sheqer konsumues, shurup ose një ëmbëltues tjetër, zëvendësimi i këtyre sheqernave me mjaltë mund të zvogëlojë rreziqet kardio-metabolike”, ka thënë tutje.

Studiuesit e Torontos kryen një rishikim sistematik dhe meta-analizë të 18 provave klinike që përfshinin mbi 1.100 pjesëmarrës për të përcaktuar efektin e mjaltit në zemër dhe faktorët e rrezikut metabolik, sipas një publikimi të studimit.

“Në studimin tonë, kombinuam rezultatet e të gjitha studimeve të mjaltit te njerëzit, të cilat janë marrë me sëmundjet metabolike”, ka theksuar Khan për Fox News Digital.

Konsumimi i mjaltit u shoqërua me nivele më të ulëta të glukozës në gjak, kolesterolit total dhe triglicerideve, ndërsa madhësia e reduktimit të glukozës dhe kolesterolit ishte “klinikisht shumë e vogël”.

“Megjithatë, kjo tregon se marrja e mjaltit nuk është e dëmshme dhe se një reduktim i vogël mund të jetë gjithashtu i dobishëm në planin afatgjatë”, ka shpjeguar Khan.

Ai vuri në dukje se ka një ndryshim midis mjaltit të përpunuar dhe atij të papërpunuar për sa u përket përfitimeve shëndetësore.

“Përpunimi konvencional i mjaltit përfshin kullimin dhe filtrimin dhe më pas ngrohjen e tij për një periudhë të shkurtër kohore për të reduktuar lagështinë dhe majanë”, është shprehur Khan.

Kjo lejon manipulimin më të lehtë të mjaltit – tha ai – por në fakt e dëmton mjaltin dhe shumë nga përbërësit e tij bioaktivë humbin efektivitetin e tyre.

Khan gjithashtu vuri në dukje se njerëzit mund të eksperimentojnë “me zëvendësimin e sheqerit me mjaltë, duke pasur parasysh se mjalti ka një shije më të ëmbël – kështu që do të nevojiteshin sasi më të vogla”. /Telegrafi/

Tags: MjaltiShendetiSheqeri
ShareTweetShare
Previous Post

Arrestohet një i mitur në Prizren, qëndroi në hotel dhe iku pa paguar

Next Post

Al-Nassr sqaron gjithçka rreth kontratës së Ronaldos

Related Posts

Pasojat që birra i shkakton shëndetit tuaj
Shëndeti

Pasojat që birra i shkakton shëndetit tuaj

by TV OPINION
04/02/2023
Vlerat e çmuara shëndetësore nga konsumimi i hurmave të Arabisë
Shëndeti

Vlerat e çmuara shëndetësore nga konsumimi i hurmave të Arabisë

by TV OPINION
03/02/2023
Çaji më i mirë shtëpiak për dobësim
Shëndeti

Çaji më i mirë shtëpiak për dobësim

by TV OPINION
03/02/2023
IKSHPK lëshon apel: Rastet me COVID-19 janë rritur, vaksinohuni e bartni maskat
Kosovë

COVID-19| Një i vdekur dhe 18 raste të reja

by TV OPINION
01/02/2023
Si të zvogëloni thartirën apo acidet në organizëm
Shëndeti

Si të zvogëloni thartirën apo acidet në organizëm

by TV OPINION
01/02/2023
Next Post
Al-Nassr sqaron gjithçka rreth kontratës së Ronaldos

Al-Nassr sqaron gjithçka rreth kontratës së Ronaldos

Te fundit

Ridvan Tahiri viziton liderët e UÇK-së në Hagë, nga atje dërgohet një porosi për qytetarët e Kosovës

Ridvan Tahiri viziton liderët e UÇK-së në Hagë, nga atje dërgohet një porosi për qytetarët e Kosovës

08/06/2022
Sarrazin: Kosova të mos dorëzohet, liberalizimi do të ndodhë

Sarrazin: Kosova ka të drejtë për targat, por nuk duam trazira

27/10/2022
​Kurti: Na duhet bashkërendim më i mirë në çështjet rajonale dhe të politikes së jashtme

​Kurti: Na duhet bashkërendim më i mirë në çështjet rajonale dhe të politikes së jashtme

20/06/2022
Vendimi i Qeverisë për ujin po zbatohet në sektorin e gastronomisë

Arsyet se pse uji i ftohtë është i dëmshëm për shëndetin

05/11/2022
Kurti: Nuk ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Detaje nga vizita e Kurtit në SHSKUK, përmendi edhe djegien e veturës së shefit të auditimit

10/10/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona
  • Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?