TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Sofja miratoi propozimin francez, Shkupi e refuzoi

24/06/2022
in Ballina, Botë, Lajme, Te tjera
Sofja miratoi propozimin francez, Shkupi e refuzoi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti i Bullgarisë miratoi me 170 vota për dhe 36 kundër propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut.

Me këtë veprim, Parlamentit në Sofje e autorizoi kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, që të heqë veton mbi kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Por, bisedimet nuk pritet të nisin, pasi Maqedonia e Veriut e ka refuzuar propozimin, për shkak të, siç është thënë, ndryshimeve që janë bërë nga pala bullgare në tekstin e propozuar. Ndryshimet thuhet se kanë të bëjnë me kërkesën për nënshkrimin e një protokolli mes dy vendeve, i cili do ta detyronte Shkupin të ndryshojë Kushtetutën dhe të përfshijë pakicën bullgare në të, përpara se të mbahet mbledhja e parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Veç kësaj, Parlamenti i Bullgarisë ka përfshirë në tekst edhe garancitë që i kërkon nga Këshilli Evropian, sipas të cilave, ky i fundit, gjatë gjithë procesit të integrimit evropian, duhet ta njoftojë Sofjen me plotësimin e kushteve nga Maqedonia e Veriut.

Bullgaria, gjithashtu, ka përmirësuar draft-kornizën e propozuar, me kërkesën që “asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje e ekzistimit të gjuhës maqedonase nga Republika e Bullgarisë”.

Këto plotësime nuk janë pranuar nga Maqedonia e Veriut, e cila ka refuzuar gjithë propozimin.

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se “vetëm dy fjalë qëndrojnë mes suksesit dhe dështimit të Bashkimit Evropian në rajon” – fjala “protokoll” në kornizë, si paradigmë e çështjeve historike, dhe fjala “hapje” në paragrafin e gjashtë të konkluzioneve të Këshillit.

Të dyja fjalët, sipas Osmanit, nuk janë në propozimin francez si zgjidhje përfundimtare, por – disa prej tyre në kllapa – janë vendosur si çështje, për të cilat nuk mund të arrihet marrëveshje, për shkak të qëndrimit të Republikës së Bullgarisë.

Sipas tij, i takon Presidencës franceze të vendosë lidhur me propozimin e saj dhe qëndrimet e dy shteteve që janë pjesë e kontestit.

Osmani, paraprakisht, falënderoi Presidencën franceze, e cila, sipas tij, “u tregua shumë e kujdesshme në formulimin e tekstit, duke i kushtuar vëmendje ndjeshmërisë së të dyja palëve”.

Pala bullgare kanë insistuar që para se të nisin bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së të miratohet një protokoll në bazë të të cilit, Shkupi obligohet që të ndryshojë fillimisht Kushtetutën për përfshirjen e pakicës bullgare në të, por edhe të mos ndryshojë pozicioni i saj për gjuhën maqedonase, e cila nuk njihet nga Sofja dhe aspektet historike, respektivisht personalitetet nga e kaluar dhe librat shkollorë, që duhet të marrin pëlqimin e palës bullgare para se të futen në përdorim.

Një “protokoll i tillë për Maqedoninë e Veriut është i papranueshëm, pasi do të nënkuptonte “rrënim të identitetit kombëtar”.

Lidhur me gjendjen e krijuar me propozimin francez dhe ndryshimin e tij nga Parlamenti i Bullgarisë, opozita në Maqedoninë e Veriut fajësoi Osmanin dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, duke thënë se ata “kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni”.

“Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri Bujar Osmani janë dy aktorët që patën debaklin më të madh diplomatik, pas atij me Deklaratën e Lisbonës. Maqedonia mori një propozim joparimor dhe poshtërues për kornizën negociuese, plot çështje të imponuara bilaterale. Është fakt se Kovaçevski dhe Osmani kanë marrë pjesë aktive në formësimin e këtij dokumenti, ndonëse e kanë fshehur nga opinioni. Prandaj, nuk ka nevojë për dy fjalë dhe as nuk ka nevojë për arsyetim me kllapa. Mjafton një fjalë.

Dorëheqje!”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Antonio Miloshovski, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe kryetar i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme.

Maqedonia e Veriut, nga nëntori i vitit 2020, nuk mund të nisë bisedimet me BE-në, për shkak të vetos bullgare, e cila konteston gjuhën dhe të kaluarën historike të Maqedonisë së Veriut dhe kërkon përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën maqedonase.

Tags: ShkupiSofja
ShareTweetShare
Previous Post

Sveçla demanton raportimet ruse: Asnjë shtetas i Kosovës s’po lufton në Ukrainë

Next Post

Bullgaria heq veton, Rama: Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt!

Related Posts

Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar
Ballina

Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar

by TV OPINION
06/07/2022
​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës
Ballina

​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

by TV OPINION
06/07/2022
​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë
Kosovë

​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë

by TV OPINION
06/07/2022
Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në
Ballina

Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në

by TV OPINION
06/07/2022
Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, u diskua për sigurinë dhe mbrojtjen
Ballina

Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, u diskua për sigurinë dhe mbrojtjen

by TV OPINION
06/07/2022
Next Post
Bullgaria heq veton, Rama: Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt!

Bullgaria heq veton, Rama: Tani BE-ja duhet të veprojë shpejt!

Te fundit

Ambasadori i Kosovës në SHBA takon presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë

Ambasadori i Kosovës në SHBA takon presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë

01/07/2022
Kurti: Opozita me qasje populiste si të Le Penit

Kurti: Opozita me qasje populiste si të Le Penit

23/06/2022
Kurti: Nuk ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kurti: Nuk ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

18/06/2022
Prestigjiozja Billboard shkruan për anulimin e “Sunny Hill”

Prestigjiozja Billboard shkruan për anulimin e “Sunny Hill”

17/06/2022
“BET Awards 2022” – lista e plotë e fituesve

“BET Awards 2022” – lista e plotë e fituesve

27/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar
  • ​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?