Një përleshje, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Zëdhënësja e rajonit të Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti, në një përgjigje dhënë lajmi.net, ka thënë se nga përleshja fizike është lënduar një person që është dërguar për tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.
Në lidhje me rastin nuk ka ende të arrestuar.
“Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ai.