TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

SBAShK-u shqetësohet me uljen e numrit të nxënësve dhe me zhgënjimin e mësimdhënësve nga Ligji i Pagave

10/04/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
SBASHK-u paralajmëron protesta në shtator: Do t’ia plotësojmë dëshirën Kurtit dhe Qeverisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, e sheh si shqetësues natalitetin në vend dhe ikjen e mësimdhënësve nga vendi. Për këtë të fundit, thotë për Ekonomia Online se aktualisht nuk është problem por që me kalimin e viteve mund të sjellë pasoja të mëdha për arsimin në Kosovë.

Shqetësuese e sheh edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja. Jasharaj e Qehaja kërkojnë nga Qeveria që të reflektojnë në këtë drejtim.

Jasharaj ka thënë se shkaku i zhgënjimit nga Ligji i Pagave, mund të shkojë numrin e mësimdhënësve që të largohen nga Kosova.

Krahas pakënaqësisë me Ligjin e Pagave, Jasharaj thotë se ka zhgënjim edhe me paralajmërimet për ritestim të mësimdhënësve.

“Të iu them të vërtetën arsimi i Kosovës është goxha i goditur me këtë, me dy goditje edhe me mungesën e natalitetit por edhe me ikjen fatkeqësisht të pjesës më vitale në Kosovë, e them jemi të goditur tek numri gjithmonë e më i shprehur i rënies së numri të nxënësve, tek personeli mësimor nuk kemi shifra por po të ishte prezente në numër të madh do ta kishim këtë alarm, ka lëshime individuale që në tërësinë e 23 mijë e sa janë nuk është alarmante, por duke u bazuar në zhgënjimin nga Ligji i Pagave duke u bazuar në presionet që vazhdimisht iu bëhen me fjalë, nganjëherë qofshin ose mos qofshin lajme të vërteta jo testi, duke ua vënë në pikëpyetje arritjet që i kanë bërë në fakultet”, thotë Jasharaj.

Ndonëse aktualisht nuk e sheh shqetësuese largimin nga Kosova, Jasharaj ka një brengë tjetër.

Thotë se në Kosovë ka filluar të bie numri i nxënësve. Ai thotë se është rrezik që të mbyllet ndonjë shkollë si mungesë e nxënësve.

“Nataliteti është se do të na krijojë probleme në të ardhmen, është një rrezik për krejt Kosovën dhe do të na qesë në hall në të ardhmen e afërt me mbyllje të paraleleve, me mbyllje të ndonjë shkolle, pastaj shteti dhe ne duhet të kemi kujdes se këta njerëz nuk mund t’i hedhim në rrugë, nga ana tjetër po them duke parë një zhgënjim të mësimdhënësve me Ligjin e Pagave duke parë një presion të vazhdueshëm që iu bëhet, një fyerje publike që iu bëhet madje kemi deklarata të individëve që Qeveria nuk distancohet se po prodhojmë analfabetë se këta nuk janë punëtorë të mirë, mësimdhënësi në të ardhmen e afërt duke parë pagën e tij që nuk është në nivel, duke parë gjithë këtë presion dhe kërkesat që iu bëhen pa iu ofruar kushte pune, ata mund të vendosin ose ta ndërrojnë profesionin brenda Kosovës, ose më e keqe se kjo t’i marrin familjet si shumë të tjerë dhe të shkojnë jashtë, për të bërë punë çfarëdo po për një jetë më të mirë”, thotë Jasharaj.

Ndryshe nga kryesindikalisti po e sheh Rinor Qehaja, drejtor në Institutin “EdGuard”. Thotë se afër 2 mijë mësimdhënës janë brenda sistemit të punës e qindra të tjerë në pritje për t’u rekrutuar për mësimdhënës.

“Unë rikujtoj që kemi një tepricë të mësimdhënësve në mbi 2 mijë sosh të cilët veç janë brenda sistemit dhe paguhen për punën që nuk e bëjnë dhe të njëjtën kohë që kemi qindra mijëra të tjerë të cilët janë në pritje për rekrutim si mësimdhënës. Sikur dhe që kemi plotë të diplomuar që i shtohen komunitetit të mësimdhënësve çdo ditë nga Fakulteti i edukimit të gjitha institucioneve publike ne vend. Pra nuk është problem aktual që do të mund të na cenonte diçka por nëse trendët e tjera vazhdojnë dhe jo vetëm migrimi si faktor por edhe pastaj pakënaqësi në profesion padyshim që në atë rast do të duhej të kishim një reagim shumë të fuqishëm institucional që për me bërë mësimdhënien më atraktive”, u shpreh Qehaja.

Qehaja ka kritika për mungesë të reagimit institucional për rënien e numrit të nxënësve.

“Numri në rënie i nxënësve nuk është befasuese, pra ka projeksione statistikore nga Agjencia e Statistikave për vite më radhë që na thërrasin për këtë. Ajo çka është befasuese është mungesa e një reagimi institucional për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe strategjike për këtë problematik. Ajo zgjidhje vije kur pikë së pari kemi një analizë të dhënave, pra një evidencë se kush është numri i saktë i nxënësve në shkollat tona, kush është numri i saktë karshi numrit të mësimdhënësve , karshi hapësirave shkollore dhe vetëm atëherë mund të krahasojmë me projeksione statistikore demografike për me ardh tek një dokument, nacional që do të na jepte një rrugëtim mbi strukturimin e shkollave në nivel vendi”, tha në fund Qehaja.

Tags: Rrahman JasharajSBASHK-u
ShareTweetShare
Previous Post

Nesër nis dëgjimi i dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Next Post

“The Guardian”: Gjyqi ndaj politikanit më të shquar të Kosovës, do ta rishkruajë historinë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Aprovohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit, i shtyhet shqyrtimi i paraburgimit deri më 19 dhjetor

“The Guardian”: Gjyqi ndaj politikanit më të shquar të Kosovës, do ta rishkruajë historinë

Te fundit

Shtatë persona të lënduar në një aksident në Gllarevë

Një e vdekur dhe gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Gjakovë-Prizren

17/03/2023
Kuvendi mblidhet sërish sot, këto janë ngjarjet tjera që zhvillohen

Kuvendi mblidhet sërish sot, këto janë ngjarjet tjera që zhvillohen

24/06/2022
Drejtori komunal e lë Kosovën, i del viza për Gjermani

Drejtori komunal e lë Kosovën, i del viza për Gjermani

31/08/2022
Florian Marku bokson në “Air Albania”, një meksikan si kundërshtar për duelin e brezit të WBC

Florian Marku bokson në “Air Albania”, një meksikan si kundërshtar për duelin e brezit të WBC

19/07/2022
Vulin: SHBA-ja të bindë Kosovën për një zgjidhje

Vulin: SHBA-ja të bindë Kosovën për një zgjidhje

01/08/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?