Gjatë ditës së djeshme është njoftuar se Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e ka dënuar me 13 mijë euro Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, për shkak se MPJD nuk kanë ofruar qasje në dokumentet publike për shpenzimet për udhëtime të Prindon Sadriut.
Rreth kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve politike Halil Matoshi.
Matoshi në lidhje me rastin ka shtruar pyetjen se “Çka po fsheh Ministria e Jashtme”.
Tutje ai ka thënë se mediat duhet me e detyru MPJD0-në që me i publiku shpenzimet e Sadriut ose, siç ka thënë ai, me paguar gjobë prej 300 mijë euro.
Postimi i tij i plotë:
Çka po fsheh Ministria e Jashtme?
1. Mediat do të duhej me qenë kryefjala sot dhe me e detyru MPJ ose me i publiku shpenzimet e zyrtarit të saj ose me pague gjobë 300 mijë €!
2. Të gjitha mediat online (të shkrueme dhe elektronike (TË GJITHA) ish dashtë me kërku përgjigje nga Ministria e Jashtme – simas Ligjit për qasje në dokumentet zyrtare – për shpenzimet e diplomatit Prindon Sadriu, i cili ka qef me e quejt edhe Zotnia i Parë në shtet!
Nëse MPJ asht dënu 13 mijë euro nga Agjensia për informim dhe privatësi, për fshehje të të dhanave zyrtare, mediat asht dasht me e “bombardu” këtë dikaster me të njajtën kërkesë, të gjitha dhe papërjashtim!
P.S. Nëse gazetarja Mira Avdimetaj mbetët e vetme, kjo asht betejë e humbun për të gjitha mediat kosovare!