TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Marrëveshja Kosovë-Serbi, ekspertët: BE-ja po bën trysni për përshpejtimin e dialogut

17/07/2022
in Ballina, Botë, Kosovë, Lajme
Marrëveshja Kosovë-Serbi, ekspertët: BE-ja po bën trysni për përshpejtimin e dialogut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Numër i madh i delegacioneve të nivelit të lartë e kanë vizituar Kosovës muajt e fundit. Në deklarimet e tyre ata nuk janë kursyer që të thonë se mbështesin Kosovën në shumë fusha pa përjashtim.
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se vizitat e delegacioneve të huaja në Kosovë dhe mbështetja e tyre e hapur për liberalizimin e vizave dhe dialog është njëmend.

Por ata thonë se i përket heqjes së vizave varet edhe nga shtetet anëtare të BE-së të cilat janë ende skeptike, madje konsiderojnë se kjo është edhe një lloj trysnie për zhvillim.

Avni Mazreku profesor i të Drejtës Evropiane, në një intervistë për Ekonomia Online tha se disa nga shtetet anëtare të BE-së e kanë seriozisht mbështetjen e Kosovës në shumë procese.

Kur flet për heqjen e regjimit të vizave ai përmend Gjermani si përkrahësen më ta madhe e Francën si skeptike.

“Po disa nga shtet anëtare të Bashkimit Evropian, duket se vërtetë e kanë seriozisht çështjen e liberalizimit të vizave, përkatësisht dhënien e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. E cila, në fakt është e drejtë fundamentale e qytetarëve evropian, me pa të drejtë janë të privuar vetëm qytetarët e Kosovës nga kjo e drejtë së paku në kontinentin e vjetër në kontinentin e Evropës, kontinent të cilit edhe i takojnë qytetarët e Kosovës”.

“Por, disa nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE, që kërkohet në fakt edhe pajtimi i tyre ata nuk janë aq entuziast sa disa prej shteteve anëtare. Përshembull, Gjermania duket të jetë shumë pro liberalizimit të vizave, po Franca ende ka rezerva, përndryshe ka manifestuar rezerva të hapura edhe në nivelet më të larta të saj, edhe në nivelin e përfaqësimit nga ana e presidentit të saj Macron”.

Mazreku thotë se përderisa nuk kemi sinjale të qarta nga shtetet anëtare, çështja e liberalizimit të vizave për vendin tonë është ende e hapur.

“Deri sa nuk kemi sinjale të qarta nga ata që e përbëjnë Bashkimin Evropian, shtetet anëtare të BE, çështja e marrjes së vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën është ende e hapur dhe e pambyllur”.

Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, Mazreku thotë se Bashkimi Evropian nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e me këtë rast nuk mund të imponoj zgjedhjen finale që është njohja reciproke.

“Bashkimi Evropian ka manifestuar mbështetje për procesin e dialogut midis Kosovës edhe Serbisë, po në qoftë se i referohemi perceptimit të Prishtinës se çka janë rezultatet finale të këtij dialogu dhe sa BE është në linjë me qëndrimet e Prishtinës, e që pritjet e tona janë që fundi i dialogut duhet të rezultojë me njohje reciproke”.

“Çka në fakt edhe është qëndrim i qartë i ShBA. Bashkimi Evropian ka qëndrim neutral në raport me statusin final të Kosovës, Bashkimi Evropian nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Rrjedhimisht duke mos e njohur vetë BE, është në pozitë të hendikepuar, apo për mos me thënë është ambicie imagjinare për Kosovën që të presim që Bashkimi Evropian do ta imponoj si zgjedhje finale çështjen e njohjes reciproke sepse vetë BE nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

Edhe njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se ardhja e delegacioneve të Unionit Evropian dhe shteteve anëtare është një lloj trysnie për të përshpejtuar tema të hapura si dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ardhja e zyrtarëve të lartë të Unionit Evropian dhe shteteve anëtare nënkupton para së gjithash menaxhimin e dallimeve ekzistuese ndërmjet zyrtarëve shtetëror të Kosovës dhe Serbisë”.

“Më pastaj është edhe formë trysnie për të adresuar temat e hapura dhe për të përshpejtuar ritimin e dialogut për sa i takon temave. Andaj, kjo duhet parë edhe nga këndvështrimi i mbështetjes, i trysnisë edhe i menaxhimit të dallimeve ekzistuese ndërmjet liderëve institucional të dy shteteve.

Tags: DialoguKosoveMarrëveshjaSerbi
ShareTweetShare
Previous Post

Mot me diell, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Next Post

Haxhiu: Kaq shumë korrupsion e nepotizëm s’ka pasur në asnjë qeveri deri më sot

Related Posts

SBAShK i dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar
Kosovë

SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave

by TV OPINION
06/08/2022
Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa
Kosovë

Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

by TV OPINION
06/08/2022
90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit
Ballina

90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit

by TV OPINION
06/08/2022
Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia
Kosovë

Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

by TV OPINION
06/08/2022
Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar
Kosovë

Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar

by TV OPINION
06/08/2022
Next Post
Haxhiu: Kaq shumë korrupsion e nepotizëm s’ka pasur në asnjë qeveri deri më sot

Haxhiu: Kaq shumë korrupsion e nepotizëm s’ka pasur në asnjë qeveri deri më sot

Te fundit

Shtyhet për në orën 13:00 aktgjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Shtyhet për në orën 13:00 aktgjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt

17/06/2022
Mesazhi i Papa Françeskut për ndërhyrjet estetike: Mos i fshihni rrudhat, rinia e përjetshme është obsesion që mbaron shpejt

Mesazhi i Papa Françeskut për ndërhyrjet estetike: Mos i fshihni rrudhat, rinia e përjetshme është obsesion që mbaron shpejt

09/06/2022
Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s

Kosova shënon ngritje në renditjen e FIFA-s

23/06/2022
IPK rekomandon suspendimin e një togeri dhe një zyrtari policor

IPK rekomandon suspendimin e një togeri dhe një zyrtari policor

06/07/2022
ORCA kërkon shkarkimin e Kastratit e Dugollit, pasi Këshilli i Etikës i dënoi për plagjiaturë

ORCA kërkon shkarkimin e Kastratit e Dugollit, pasi Këshilli i Etikës i dënoi për plagjiaturë

22/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Ilir Meta Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave
  • Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?