Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës është duke u diskutuar për Ballkanin Perëndimor.
Ai në rrjetin social Facebook ka publikuar disa fotografi, në të cilat shihet se të pranishëm në këtë diskutim janë kryeministri kosovar Albin Kurti, me liderët e shteteve ballkanike.
“Davos, Zvicër – Bashkëbisedimi ‘Dialogu në Ballkanin Perëndimor’”, ka shkruar Rama.