TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kusari-Lila për emërimin e ri që mori Grenell: Situata është dramatikisht ndryshe nga ajo e vitit 2020

16/12/2024
in Kosovë, Lajme, Te tjera
Kusari-Lila e bindur se Kurti do gjejë zgjidhje për veteranët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Për emërimin e Richard Grenell-it si i dërguar i posaçëm për krizat nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump janë pyetur sot përfaqësuesit politik në kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, kur u pyet rreth emërimit të tij në këtë pozitë, tha se vendimet e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara në raport me politikën dhe gjeostrategjinë janë vendimet që duhet shikuar në frymën e bashkëpunimit dhe jo në frymën e kundërshtisë.

Sipas saj, situata e sotme dallon shumë nga e kaluara.

“Mendoj që situata është dramatikisht ndryshe nga ajo që ka qenë në vitin 2020, dhe me marrëveshjet që janë arritur e që ne prapë mendojmë që ka mundur të ketë pasoja. Shembull, ndarja apo menaxhimi i Ujëmanit me Serbinë që e konsiderojmë siç e kemi konsideruar edhe atë kohë, cenim i sovranitetit të Kosovës për projekt dhe për infrastruktrë vitale që Kosova dhe qytetarët e saj  në sistemin e kaluar kanë paguar dhe e kanë në pronësi. E njëjta ka qenë edhe me hyrje në zonën mini-shengen që tashmë si koncept askush nuk e mbështetë apo në njëfarë forme ka rënë nga akualiteti, ku fokusi i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është te Procesi i Berlinit”, tha ajo.

Ajo tha se roli dhe ndikim i SHBA është pamohueshëm, sikurse  partneriteti, vazhdimësia e projekteve strategjike e zhvillimore e diplomatike.

E pyetur nëse kanë qenë të ngutshme dklaratat e tyre për Grenllin, ajo tha se nuk e di për çfarë deklarata në veçanti po flitet.

“E përmenda që konteksti kohor ka një ndryshim dramatik në raport me zhvillimet në Kosovë, apo në raport apo me mënyrën që aso kohe ka ndërruar një qeveri e erdhi një tjetër që pastaj doli të jetë jo kushtetuese. Mendoj që në gjithë këtë proces gjithë kemi nxjerrë nga një leksion, nëse ky është një parim i vazhdueshëm edhe i mendimit amerikan është që nga situata të tilla çka është më e mira të nxirret, është mësimi për të mos u përsëritur. E mendoj që të gjithë edhe ne këtu e kemi kuptuar që në situata të tilla ajo çfarë ka ndodhur me demokracinë e Kosovës nuk ka qenë demokratike. Me rrëzimin e një qeverie në mesin e pandemisë nuk doli mirë, për ata që në Kosovë e planifikuan e ekzekutuan,  e kuptuan pastaj në zgjedhje, në rezultat të vitit 2021”, tha ajo.

Tutje, Kusari Lila ka folur edhe për pritjet që ka rreth takimit të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor, në raport me heqjen e masave ndaj Kosovës.

Tha se Serbia mbeti e pandëshkuar pavarësisht sulmeve në Kosovë.

“Përderisa masat ndaj Kosovës nuk janë hequr, Serbia nuk është dënuar për ndikimin e drejtpërdrejt, planifikimin e mbështetjen e sulmit në Banjskë ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Në ndërkohë ka ndodhur një sulm tjetër. Sipas të gjitha fakteve nga terreni është e qartë që edhe prapa këtij sulmi janë eksponentë të mbështetur nga Serbia. Prandaj, derisa Serbia është pa masa, as ndonjë pasojë, kërcënimi mbetet permanent për Republikën e Kosovës me orientimin që ka. Është shpresëdhënës fakti që SHBA kanë filluar, kanë dhënë indikacionet e para për sanksione ndaj kompanive  të caktuara në Serbi, ndërsa nuk mjafton me kaq, duhet edhe shteti t’i ndjejë pasojat. Nuk ka asnjë arsye që Kosova të jetë ende nën masa”, tha ajo ne deklarimet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tags: Mimoza Kusari-LilaRichard Grenell
ShareTweetShare
Previous Post

Ftesa e Prokurorisë Speciale dhe mosparaqitja e Kurtit lajm në mediat e mëdha botërore

Next Post

​KQZ mundëson ndërrimin online të Qendrës së Votimit brenda komunës

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
​KQZ mundëson ndërrimin online të Qendrës së Votimit brenda komunës

​KQZ mundëson ndërrimin online të Qendrës së Votimit brenda komunës

Te fundit

​Gabriel Escobar takon ndaras Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq

Escobar u drejtohet politikanëve serbë: Largohuni nga retorika Kosova është Serbi

17/09/2022
Krasniqi: Kemi nisur punën për rikthimin e PDK-së në Rahovec

Krasniqi: Kemi nisur punën për rikthimin e PDK-së në Rahovec

21/07/2022
Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia

Hoti: Krizë mbi krizë deri tek rënia e qeverisë

27/09/2022
Incidenti në Prizren, nxënësi theri me thikë shokun e tij

Incidenti në Prizren, nxënësi theri me thikë shokun e tij

17/03/2023
ATK mban takim koordinues me donatorë

ATK mban takim koordinues me donatorë

13/04/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?