TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi

04/02/2023
in Kosovë, Lajme
Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Këshilltaren Politike të Kryeministrit, Ardita Sinani pritën sot përfaqësues politikë të komuniteti boshnjak e shqiptar që jetojnë nën Serbi.

Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit, shkruan lajmi.net.

“Nga delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic, kryeministri Kurti u njoftua për brengat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen”, tha Qeveria.

Qeveria tha se me përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë u diskutua edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë, theksoi Kryeministri Kurti. Ai shtoi se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian”, tha tutje Qeveria në komunikatë.

Siç theksoi Qeveria, tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Shaip Kamberi, së bashku me Dr. Sulejman Ugljanin, potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë. Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës.

U pajtuan se për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtash, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice apo komuniteti.

Tags: BoshnjakëtQeveriaShqiptarët
ShareTweetShare
Previous Post

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

Next Post

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

Related Posts

Lajçak: Po punojmë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, uroj të ndodh para pushimeve të verës
Kosovë

Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

by TV OPINION
21/03/2023
Integrimi në BE i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor
Ballina

Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

by TV OPINION
21/03/2023
Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin
Ballina

Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin

by TV OPINION
21/03/2023
Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe
Ballina

Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe

by TV OPINION
18/03/2023
Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë
Ballina

Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë

by TV OPINION
18/03/2023
Next Post
Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

Te fundit

​Bëhen 24 vjet nga masakra e Rahovecit

Çitaku: Prekazi themel i shtetit të Kosovës

28/11/2022
Ermali për Luizin: Të njoh që dy dekada, publiku të do fort ashtu siç të duam ne

Ermali për Luizin: Të njoh që dy dekada, publiku të do fort ashtu siç të duam ne

18/01/2023
Lajçak: Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë epilogun e dialogut

Lajçak: Kosova e Serbia duhet ta përcaktojnë epilogun e dialogut

22/10/2022
Glauk Konjufca sot viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Glauk Konjufca sot viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

17/06/2022
Familja Jashari në seancën solemne të Kuvendit për Epopenë e UÇK-së

Familja Jashari në seancën solemne të Kuvendit për Epopenë e UÇK-së

06/03/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit
  • Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?