Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të zhvillojë sot një varg aktivitetesh.
Ndër të tjerash, Kurti pritet që sot të takohet me kryetarët e komunave.
Kurti do të marrë pjesë në takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e komunave të vendit, transmeton lajmi.net.
Takimi do të nis në ora 10:00.
“Me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave të Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës”,thuhet në njoftim.