Çmimet e derivateve në një pikë karburanti në Hamburg të Gjermanisë,janë thuajse të njëjta me ato të në Kosovë.
Ndërkohë edhe çmimet e derivateve në Kosovë vazhdojnë të rriten.
Vetëm sot, çmimet e derivateve kanë mbërritur në 1.84 euro për litër të benzinës kurse 1.82 për atë të naftës.
Ndërsa Hamburg, në një pikë karburanti, çmimet janë 1.93 euro për litër të naftës kurse 1.90 deri 1.96 euro për atë të benzinës, raporton rtk.
Këto çmime llogariten shumë të larta për qytetarët tanë kur kemi parasysh se paga minimale në Kosovë është 170 euro, kurse paga minimale në Gjermani është 1.621 euro.