Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimet e grupeve parlamentare për të zëvendësuar anëtarët e tyre nëpër komisione parlamentare.
Këto propozime erdhën si pasojë e kalimit të deputetes Doarcxa Kica-Xhelili nga Vetëvendosje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Grupi Parlamentar i VV-së ka propozuar që deputeti Valon Ramadani të emërohet në vend të ish-kryetares Doarsa Kica Xhelilit, ndërsa për anëtar të Komisionit Parlamentar për Administratë Publike është propozuar Arbëresha Hyseni- Kryeziu.
Gjithashtu, Saranda Bogujevci është propozuar në vend të Kica- Xhelilit që ishte si anëtare në Komisionin për Legjislacion.
Të gjitha këto propozime janë miratuar me 64 vota për dhe asnjë kundër.
Para një jave, Kica-Xhelili ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga pozita e kryetares së Komisionit për Administratë Publike.