Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka përfunduar “Kursin e nënoficerëve të betejës” për gjeneratën 01-2024.
FSK-ja tregoi se kursi në fjalë ka një program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të edukimit të NOF nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi i këtij kursi u tha se ishte që të përgatiten nënoficerët e lartë të FSK-së, në detyra shtabore për planifikimin dhe realizimin operacioneve me sukses./Indeksonline/