TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Në mbledhjen e sotme KQZ nuk certifikon Listën Srpska, disa anëtarë thonë se MPB s’pati vërejtje për ta

23/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme
Në mbledhjen e sotme KQZ nuk certifikon Listën Srpska, disa anëtarë thonë se MPB s’pati vërejtje për ta
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar koalicionin AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal, por jo edhe Listën serbe.

Shkak për këtë kundërshtim, ishin thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Në fillim, dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kanë shprehur kundërshtimin për certifikimin e këtij subjekti politik.

“Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’. Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit ku shihet edhe Radojiçiqi, ku kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, u shpreh ai, teksa lëshoi një audio-incizim ku dëgjohet Ellek me thirrje kundër Republikës së Kosovës.

Kundër certifikimit të Listes serbe doli edhe anëtari tjetër i VV-së, Alban Krasniqi, i cili kërkoi veprime nga Prokuroria e Shtetit.

Edhe anëtarët tjerë që vijnë nga radhët e opozitës kanë shprehur shqetësimet e tyre, ndërsa përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Arianit Elshani, ka kujtuar se verifikimi i listave të kandidatëve ka kaluar nëpër disa institucione dhe asnjë prej tyre nuk ka dhënë ndonjë vërejtje.

“Ndaj të njëjtat shqetësime me anëtarin e VV-së, mirëpo kam një shqetësim tjetër për shkak se rekomandimi i Zyrës për Regjistrim të Partive ka thënë se ky subjekt plotëson të gjitha kriteret që të jetë në garë për zgjedhjet e 9 shkurtit. Është bazuar edhe në deklarimet e MPB dhe MPJ dhe të gjithë kanë thënë se subjekti në fjalë i plotëson kriteret. Unë me këtë rast abstenoj deri në definimin e saktë sepse certifikimi i subjekteve duhet ta ketë një konsensus të përbashkët”, u shpreh Elshani.

Elshani ka kujtuar se edhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dhënë asnjë vërejtje për listën kandidatëve të subjektit politik.

“Të gjithë e dimë se kush është Lista serbe, mirëpo është mirë me na tregu Ministria e Punëve të Brendshme. Është mirë ata me ma tregu se kush janë pjesëtarë të këtij subjekti politik. Unë propozoj që të diskutoni me MPB-në dhe të vini me një rekomandim, qoftë pro apo kundër certifikimit”, u shpreh tutje Elshani.

ShareTweetShare
Previous Post

Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim marrëdhëniesh, s’ka BE

Next Post

Moti për ditën e sotme: I vranët dhe me borë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Moti për ditën e sotme: I vranët dhe me borë

Moti për ditën e sotme: I vranët dhe me borë

Te fundit

Theren me thikë dy persona në Vushtrri

Theret më thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

02/11/2022
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit – AGK kërkon që gjyqësori t’i trajtojë rastet e tyre, këtë vit u sulmuan 11 gazetarë

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit – AGK kërkon që gjyqësori t’i trajtojë rastet e tyre, këtë vit u sulmuan 11 gazetarë

03/05/2023

Kurti: Është koha për hapa të mëdhenj, dakordimi i djeshëm hap rrugën për bisedime intensive

24/11/2022
Trupi gjykues në rastin e Salih Mustafës do të gjykojë edhe rastin e Pjetër Shalës

​Dëgjohet dëshmitari i katërt në gjykimin kundër Pjetër Shalës

30/03/2023
Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

06/08/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?