TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kosova ofron mbështetje për edukimin parashkollor, lansohet pilotimi i programit të kuponëve me financim nga Banka Botërore

23/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme
Kosova ofron mbështetje për edukimin parashkollor, lansohet pilotimi i programit të kuponëve me financim nga Banka Botërore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, kanë lansuar pilotimin e Programit të Kuponëve, në kuadër të Projektit “Edukimi dhe Kujdesi në Fëmijërinë e Hershme për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

Kryeministri Kurti, ka thënë se krijon mundësi për përfshirjen e më shumë fëmijëve nga 3-5 vjeç nga këto familje në shërbime të edukimit në moshë të hershme.

Ai tha se ky program ofron mbështetje të drejtpërdrejt për familjet të cilat janë të regjistruara në skemën e ndihmës sociale.

“Ky projekt i madh po fillon me pilotimin e programit të kuponëve i cili synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejt për familjet të cilat janë të regjistruara në skemën e ndihmës sociale. Konkretisht ai krijon mundësi për përfshirjen e më shumë fëmijëve nga 3-5 vjeç nga këto familje në shërbime të edukimit në moshë të hershme. Familjet përfituese të programit do të mund t’i dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhet e licencuara, ku programi do ta mbulojë pagesën për çerdhe dhe transporte.  Programi financohet nga partneriteti të mësimit të hershëm të Bankës Botërore në shumën prej 1.8 milion euro, bazuar në marrëveshjen e grantit të nënshkruar me Bankën Botërore. Kërkesën zyrtare si Qeveri për këtë projekt e kemi bërë që në dhjetorin e vitit 2022, që nga atëherë ka filluar dizajnimi i tij, ndërsa marrëveshja e finalizuar është nënshkruar më 28 qershor 2024, ndërkaq sot po e fillojmë në praktik”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sot po lansojnë pilotimin e programit të kuponëve, duke hedhur kështu edhe hapin e parë konkret për këtë mbështetje të paprecedentë dhe të pandodhur më parë për më të vegjlit, për familjet që më shumti kanë nevojë.

Sipas saj ky program është një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë.

“Sot po lansojmë pilotimin e programit të kuponëve, duke hedhur kështu edhe hapin e parë konkret për këtë mbështetje të paprecedentë dhe të pa ndodhur më parë për më të vegjlit tanë, për familjet që më shumti kanë nevojë. Një risi për qasje të barabartë për edukimin e hershëm në Kosovë. Që nga marrja e mandatit, zotimet tona riaprioritare janë bërë pjesë e programit qeverisës dhe e bashkëpunimit ndërsektorial në të gjitha instancat relevante. Me ritmet intensive të punës, miratuam në Kuvend ligjin për edukimin e hershëm i cili e bën edukimin parashkollor obligativ dhe krijon lehtësime për nënat e reja që të kycen në vendet e punës”, tha Nagavci./kp/

Tags: Albin KurtiMinistria e Arsimit
ShareTweetShare
Previous Post

FSK-ja për herë të parë mban kurs të nënoficerëve të betejës

Next Post

Tetanosi- sëmundja serioze e sistemit nervor

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Tetanosi- sëmundja serioze e sistemit nervor

Tetanosi- sëmundja serioze e sistemit nervor

Te fundit

Italia nis hetimet ndaj Pfizer për evazion fiskal

Italia nis hetimet ndaj Pfizer për evazion fiskal

27/10/2022
Rizvanolli: MCC-ja do t’ia kursejë Kosovës të paktën 15 milionë euro në vit

Rizvanolli: Mbi 2 mijë qytetarë përfituan 1.5 milionë € subvencione për energji, lansohet faza e dytë

18/11/2022
Konfiskohen pajisje në vlerë prej 250 mijë euro për kultivimin e kanabisit në Leposaviq

Policia arreston tre person të dyshuar për vjedhje

22/10/2022
Tërmeti i fuqishëm godet Iranin, 5 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Tërmet në Shqipëri, këto janë detajet e para

03/03/2023
Murati për rritjen e pensioneve për veteranët: Fillimisht duhet të pastrohen listat

Murati: Subvencionimi i energjisë elektrike i kurseu shtetit 88 milionë euro dhe i ndihmoi 200 mijë familjeve

26/04/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?