Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, do ta vizitojë Kosovën.
Nga agjenda që ka parë Klankosova.tv, zyrtari i lartë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, pritet që në Prishtinë të zbarkojë në fillimdhjetorin e këtij viti.
Hiç më larg se mbrëmë, këshilltari Chollet, përmes një postimi në Twitter, u shpreh i acaruar me vendimet e qeverisë kosovare lidhur me çështjen e targave por edhe me rezultatin e zhvillimeve aktuale.
Lidhur me këtë çështje, veç SHBA-së, edhe vendet e Bashkimit Evropian po bëjnë thirrje që të mos rrezikohet deri në përshkallëzim të situatës, por të përmbushen obligimet ligjore.