TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

​BE: Procesi zgjedhor në Kosovë të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike

31/12/2024
in Kosovë, Lajme
Samiti në Bruksel mbledh liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian ka thënë se procesi zgjedhor në Kosovë duhet të jetë transparent i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.

Sipas një komunikate të lëshuar nga BE thuhet se të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës.

Derisa sipas BE-së procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike.

“BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë nënvizuar në konkluzionet e Këshillit të 17 dhjetorit zhvillimet pozitive në Kosovë sa i përket kornizës zgjedhore, bazuar në rekomandimet e BE-së, para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një pengesë serioze. Të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës. Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike. BE-ja thekson se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike”, thuhet në njoftim.

BE pret që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, roli i të cilit në mbikëqyrjen e zgjedhjeve është vendimtar, të sigurojë me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke u mundësuar votuesve kosovarë që të shprehin qartë zgjedhjet e tyre.

“Përgjegjësia për të ruajtur garancitë demokratike është e të gjithë anëtarëve të KQZ-së, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike. Një çështje e tillë themelore nuk duhet të politizohet dhe të përdoret si zë në fushatën elektorale”, thuhet në komunikatë.

Derisa sot gjatë ditës KQZ-ja do të mbajë një mbledhje ku si pikë e rendit të ditës është zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për miratimin e rekomandimit të zyrës, për certifikimin e subjektit politik Srpska Lista dhe kandidatëve të këtij subjekti politik.

Tags: Bashkimi EvropianKosovaPolitika
ShareTweetShare
Previous Post

Policia: Siguria në Kosovë gjatë vitit 2024 ishte e qetë – në veri situata më e brishtë

Next Post

Kompania teknologjike, Amazon e njeh zyrtarisht Kosovën

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Kompania teknologjike, Amazon e njeh zyrtarisht Kosovën

Kompania teknologjike, Amazon e njeh zyrtarisht Kosovën

Te fundit

Samsung pritet të ketë të ardhura më pak prej 32 për qind

Samsung pritet të ketë të ardhura më pak prej 32 për qind

07/10/2022
Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19

Mbi 5 mijë raste aktive me COVID-19

18/07/2022
Eliza Hoxha:  E pafalshme ofendimi i Kurtit për qytetarët

​Hoxha: Do të iniciojmë projektligj për regjistrimin e personave të dënuar për krime seksuale

14/10/2022
Më shumë se gjysma e investimeve kineze në Evropë, janë në Ballkanin Perëndimor

Më shumë se gjysma e investimeve kineze në Evropë, janë në Ballkanin Perëndimor

01/07/2022
Konjufca i uron mirëseardhje ambasadores suedeze në Kosovë

Konjufca i uron mirëseardhje ambasadores suedeze në Kosovë

26/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?