Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, ka qëndruar sot për një vizitë tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Siç raporton Klan Kosova temë diskutimi në këtë takim, qenë zhvillimet e fundit në veri.
Takimi vjen pas tensioneve të fundit, ku serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës.
Mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijimin e e Asociacionit të Komunave Serbe.
EULEX gjatë ditës së djeshme në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net” kanë thënë se nuk kanë marrë përsipër përgjegjësitë policore në veri të Kosovës.
EULEX ka theksuar se forca policore e EULEX-it (NFP) e përbërë nga 105 policë polakë, ka rritur më tej patrullat e saj të lëvizshme të zbulimit në veri të Kosovës për të rritur vetëdijen e saj për situatën.