TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, vjen për vizitë pune në Kosovë

13/04/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Abazoviq: Marrëveshja me kishën serbe mund të nënshkruhet në gusht
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, do ta vizitojë për tri ditë me radhë Kosovën.

 

Gjatë qëndrimit në shtetin e Kosovës, kryeministri Abazoviq do të zhvillojë takime me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe me zyrtarë të tjerë shtetëror, njofton Ambasada e Malit të Zi në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit në takimin ndërmjet dy kryeministrave, Abazoviq dhe Kurti do të nënshkruhet marrëveshja bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Kryeministri i Malit të Zi, gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili do të pranojë Çelësin e Prishtinës.

Ndërsa në Aleancën Kosovare të Bizneseve, kryeministri Abazoviq do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi me drejtuesin e kësaj organizate, Agim Shahini, e me ç’rast Abazoviqit do t’i ndahet një mirënjohje për nxitjen e investimeve kosovare në Mal të Zi.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, kryeministri Abazoviq do ta vizitojë edhe kolegjin “Universum”, ku do të promovohet  libri i tij “Kritika e Etikës Globale”, ku një ceremoni të ndarë, drejtuesit e kolegjit do t’i ndajnë Abazoviq doktoratë nderi.

Në kuadër të ditës së parë të vizitës në Republikën e Kosovës, Abazoviq do të zhvillojë takime me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryeministri i Malit të Zi do të takoj poashtu dy ish-presidentët e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Kosovë, kryeministri Abazoviq do të takojë zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës Emilija Rexhepi, grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ministrat nga komunitetet jo shumicë.

Abazoviq do të takohet edhe me Gjeneralin e KFOR-in Michelle Rastuccia dhe do vizitojë galerinë Kombëtare të Kosovës i shoqëruar nga Ministri i Kultures, Sportit dhe Rinisë, Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshën e Galerisë Kombëtare, Alisa Gojani.

Kryeministri Abazoviq dëshiron të theksoj rolin e Maestros Gjelosh Gjokaj dhe kompozitorit Regjo Mulliqi në raportet ndërkulturore mes dy vendeve.

Po ashtu Abazoviq gjatë vizitës së punës në Kosovë do ta vizitoj Pejën, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri dhe do ta shoh nga afër zbatimin e projekti të IPA-s, i cili po realizohet ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Tutje Abazoviq do të vizitoj Rezidencën Historike të dr. Ibrahim Rugovës dhe do bëj homazh te varri i tij në Prishtinë, si dhe do bëj homazhe te varri i profesorit universitar dhe poetit nga Ulqini Basri Çapriqit.

Abazoviq gjatë qëndrimit të tij do vizitoj objekte fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë, Katedralen Nënë Tereza dhe Patriarkanën e Pejës i shoqëruar nga kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxhiri.

Pjesë e agjendës së  Abazoviq janë edhe takimet me konsullin e nderit të Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrashi, pronar i “Exclusive Group”, dhe me konsullin e nderit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Shkëlqim Devolli, pronar i fabrikës “Prince Caffe”, përfundon komunikata e Ambasadës me zbardhjen e agjendës sh vizitës të kryeministrit të Malit të Zi.

Tags: Dritan Abazoviq
ShareTweetShare
Previous Post

Rama: Kemi filluar punimet për ndërtimin e një shkolle të re

Next Post

Çekia e gatshme për herë të parë ta emërojë një ambasador në Kosovë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Çekia e gatshme për herë të parë ta emërojë një ambasador në Kosovë

Çekia e gatshme për herë të parë ta emërojë një ambasador në Kosovë

Te fundit

Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

Osmani për tërmetin në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

06/02/2023
Myftiu Tërnava uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Tërnava me mesazh për ikjen e të rinjve nga Kosova: Braktisja e vendit nuk është zgjidhje

21/04/2023
Shkaku i një borxhi, plagoset një person në Prishtinë

Jetonte i vetëm, gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë

03/02/2023
177 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

177 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

29/06/2022
Vdes solistja e parë e trupës së baletit shqiptar, Ganimet Vendresha

Vdes solistja e parë e trupës së baletit shqiptar, Ganimet Vendresha

29/09/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?