Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen e cilësoi një moment historik konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ajo u shpreh se ky është sukses i dy qeverive dhe qytetarëve që kanë punuar shumë, kanë pasur besim dhe vullnet.
Media e lirë, reformat, modernizimi i ekonomisë dhe bashkimi i shtetit ligjor ishin disa nga ndryshimet që diplomatja renditi, ndërsa shtoi se pikërisht këto ndryshime po sjellin cilësi më të mirë jetese.
Von der Leyen sqaroi se Shqipëria do të bashkohet me Mbrojtjen Civile Evropiane e rrjedhimisht do të ketë më shumë mbështetje në situata emergjente të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
Sa i takon Maqedonisë së Veriut, komisionerja tha se do të diskutohet marrëveshja Frontex.
Suksesin për konferencë, Von der Leyen ia dedikoi dhe presidencës çeke gjithashtu. Në fund të fjalimit të saj falënderoi Ramën dhe Kovaçevskin për lidershipin dhe durimin e treguar.