TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Hill: Çështja e Asociacionit është vendimtare, kemi rënë dakord 12 vite më parë për themelimin e tij

23/12/2024
in Kosovë, Lajme, Te tjera
Hill për sulmin në kanalin e Ibër – Lepencit: E rëndësishme të ketë hetim kredibil, deri tash s’ka bazë për ta drejtuar gishtin te dikush
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se çështja e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë është një nga shtyllat qendrore të procesit të dialogut, si dhe se çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është vendimtare, transmeton RTS.

Hill tha se është fakt se Serbia dhe SHBA-të kanë qëndrime të ndryshme për Kosovën, por se nuk duhet të lejojnë që ky fakt t’i pengojë në çështje të tjera.

“Duhet të biem dakord që të mos pajtohemi për disa gjëra. Mendoj se një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjmë është vazhdimi i bashkëpunimit ekonomik. Ju jeni tashmë një vend lider në investimet në teknologji. Ne punësojmë shumë të rinj serbë dhe Serbia është partneri ynë kryesor për sa i përket tregtisë në rajon dhe kjo është shumë e rëndësishme, por marrëdhënia nuk mund të bazohet vetëm në ekonomi, duhet të bazohet edhe në mirëkuptim politik dhe le të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, tha Hill.

Duke folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Hill tha se SHBA-të janë të kënaqura që Serbia e mbështet procesin e dialogut.

“Është shumë e vështirë, por duhet të them se Serbia po vjen e përgatitur në këto bisedime. Ndonjëherë nuk arrihet përparim në këto bisedime, por nuk mendoj se dikush fajëson Serbinë për faktin se procesi nuk çon në një mirëkuptim më të mirë. Unë e konsideroj çështjen e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë si një nga shtyllat qendrore të procesit të dialogut”, tha Hill.

Ai theksoi se çështja e Bashkësisë së Komunave Serbe është absolutisht vendimtare.

“Ne e kemi mbështetur që kur është rënë dakord për herë të parë rreth 12 vite më parë dhe duhet të zbatohet. Edhe pse njerëzit e kanë dëgjuar një mijë herë dhe janë të frustruar nga fakti që nuk është zbatuar, kjo nuk do të thotë se nuk duhet folur për të. Mendoj se duhet të jemi shumë të përqendruar në fillimin e kësaj”, tha Hill.

Tags: Christopher Hill
ShareTweetShare
Previous Post

Krime lufte në Suharekë, aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe

Next Post

Komuniteti i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier, për marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Komuniteti i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier, për marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Komuniteti i Ambasadës Amerikane nderon ambasadorin Hovenier, për marrëdhëniet SHBA-Kosovë

Te fundit

Donjeta Sadiku e humb Botërorin, pasi India ia kushtëzoi pjesëmarrjen me simbolet shtetërore

Donjeta Sadiku nis përgatitjet për turneun e boksit në Turqi

12/04/2023
24 vjet nga rënia heroike e Skënder Çekut

24 vjet nga rënia heroike e Skënder Çekut

17/08/2022
Moti me të reshura e shoqëron Prizrenin deri më…

Moti me të reshura e shoqëron Prizrenin deri më…

06/06/2022
Gjërat që nuk iu lejohet t’i merrni në Sunny Hill Festival

“Sunny Hill Festival” nominohet për dy çmime nga “European Festival Awards”

22/11/2022
Chollet takon Lajçakun: Diskutuam për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja

Chollet takon Lajçakun: Diskutuam për mbështetjen tonë të fortë për dialogun e udhëhequr nga BE-ja

04/04/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?