Sukseset për gjyqtarët kosovarë nuk kanë të ndalur.
Këtë mesjavë takimi ndërmjet skuadrës çeke FC Viktoria Plzeň dhe asaj spanjolle FC Barcelona, në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve për të rinj U19, i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati.
Ai, do të ndihmohet nga Granit Hyseni dhe Lumturije Muhadri.
Kjo ndeshje zhvillohet ditën e martë në orën 12:00 në ‘Stadion TJ Přeštice’, në Çeki.