TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Hill për takimin Kurti-Vuçiq: Na duhet durim, po ecim në drejtim të duhur

08/03/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Ambasadori Hill: Serbia është në pozitë të zorshme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter
  1. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, teksa ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë se është ende herët për të vlerësuar rezultatin e takimit të 27 shkurtit në Bruksel midis dy liderëve të dy shteteve.

Pas takimit të fundit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ambasadori Hill ka thënë se duhet pritur bisedime të reja, shkruan “Beta”.

“Mendoj se po ecim në drejtimin e duhur, por duhet të presim dhe të shohim sepse ende askush nuk ka rënë dakord për asgjë”, ka thënë Hill.

“Nuk do të doja të flisja për gjëra konkrete dhe afate, mendoj se është e rëndësishme që çështjet të zgjidhen, që pas 10 vitesh më në fund po formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe se shumë e shohin këtë si një test nëse bashkësia ndërkombëtare është seriozisht e interesuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe mund të them se po. Na duhet vetëm durim”, shtoi ai.

Hill gjithashtu tha se Serbia do të duhet të marrë një vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë sepse, siç vlerësoi ai, po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e tyre.

“Duhet ta dimë se Rusia sulmoi brutalisht fqinjin e saj, shumë vende të vogla evropiane vendosën sanksione, megjithëse ishte e vështirë për ta, por e bënë sepse ishte e drejtë. Besoj gjithashtu se Serbia do ta kuptojë këtë, nuk është kurrë vonë për bëj gjënë e duhur”, theksoi Hill.

Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje për takimin e 27 shkurtit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Në njoftimin e ZKM-së, thuhet se pas takimit bilateral me përfaqësuesin e lartë, Borrell, dhe emisarin e BE-së Miroslav Lajçak, u zhvillua takimi trilateral pas të cilit Kosova është treguar e gatshme të nënshkruajë “Marrëveshjen Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, por është refuzuar nga Serbia.

Po ashtu, thuhet është arritur dakordimi që teksti i propozimit të BE-së, mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos ndryshojë.

Tutje thuhet se, edhe pse Serbia nuk është treguar e gatshme ta nënshkruajë propozimin, palët do të nisin bisedimet për planin e zbatimit.

Tags: Christopher Hill
ShareTweetShare
Previous Post

Sigal Prishtina luan sot çerekfinalen e parë të Ligës ENBL

Next Post

Haradinaj: Plani evropian përfshin edhe njohjen dhe do ta ketë votën e AAK-së

Related Posts

Lajçak: Po punojmë për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel, uroj të ndodh para pushimeve të verës
Kosovë

Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit

by TV OPINION
21/03/2023
Integrimi në BE i Shqipërisë dhe Maqedonisë, Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor
Ballina

Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

by TV OPINION
21/03/2023
Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin
Ballina

Raporti i DASH, LDK: Rasti i Martin Berishajt e vërteton korrupsionin

by TV OPINION
21/03/2023
Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe
Ballina

Kurti e Vuçiq u kthehen bisedimeve pas një pauze disa minutëshe

by TV OPINION
18/03/2023
Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë
Ballina

Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë

by TV OPINION
18/03/2023
Next Post
Haradinaj në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Njollë e pashlyer derisa nuk vendoset drejtësia

Haradinaj: Plani evropian përfshin edhe njohjen dhe do ta ketë votën e AAK-së

Te fundit

Berisha: Në rastin e parë të ardhjes së PDK-së në pushtet, VV do të hetohet për zhdukjen e mostrave të Deharit

Berisha: Kurti do të kthehet me mashtrime, frytet e asaj marrëveshje ai nuk ka gjasë që t’i gëlltis

27/02/2023
​Kuvendi përzgjedh anëtarin joekzekutiv në Bordin e BQK-së

​Kuvendi përzgjedh anëtarin joekzekutiv në Bordin e BQK-së

01/07/2022
Vetaksident në Gjakovë, humb jetën një 49 vjeçar

Bie pa ndjenja në fushë derisa po luante futboll, vdes një person në Klinë

27/08/2022
Në Preshevë kapet ish-shefi inteligjencës ukrainase

Në Preshevë kapet ish-shefi inteligjencës ukrainase

11/06/2022
Rama flet për idenë e Macronit: Do të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin evropian

Rama flet për idenë e Macronit: Do të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin evropian

06/10/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Lajçak: Vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit
  • Borrell: Nënshkrimi s’u bë për arsye legale, palët u pajtuan që ujdia hyn në fuqi me deklaratën time

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?