Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon ka uruar popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave.
Në një postim në Twitter, Cramon ka shkruar se ky është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“E shumëpritur dhe e merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizje”, ka shkruar ndër tjera Viola von Cramon.