TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Familjarët e veteranëve të luftës kërkojnë rritjen e pensionit

18/02/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Veteranët e luftës top-prioritet i administratës Biden në SHBA, Kosova i injoron
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë, së bashku me Këshillin për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, kanë kërkuar nga Qeveria rritjen e pensioneve për familjarët e viktimave dhe veteranët e luftës.

Ata kanë thënë se 170 euro në muaj, aq sa marrin këta familjarë, nuk janë të mjaftueshme, sidomos në këtë kohë krize, dhe kanë kërkuar që pensioni të rritet ne 260 euro. Të dyja këto këshille patën kritika për Qeverinë, prej të cilës nuk kanë marrë përgjigje, edhe pas parashtrimit të kërkesave të tyre.

Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës, tha se këto kërkesa duhet të përfillen nga Qeveria dhe deputetët e Kosovës, të cilët “para se të ulen në karrigen e deputetit, apo të zyrtarit, duhet të mendojnë se janë ulur mbi eshtrat e atyre që nuk janë sot”.

“Që nga fillimi, kjo çështje është renditur keq. Me 170 euro pagë, një familjar nuk mundet të jetojë ose të mbijetojë me tërë familjen. Kjo është e tmerrshme. Ne kemi kërkuar që sa herë që kjo të ndryshojë dhe që 7 vite është duke u punuar me një projektligj por ende nuk ka asgjë”.

Grajqevci ka thënë se Këshilli që ai drejton ka kërkuar që paga minimale të jetë 260 euro.

“Ne si Këshill Koordinues kemi kërkuar që paga minimale të jetë 260 euro, por pa e dëmtuar pagën bazë të kontributeve të pensioneve. Ky nuk është pension por ndihmë ndaj familjarëve që kanë humbur më të dashurit e vetë dhe kanë humbur fuqinë punëtore në shtëpinë e vetë” tha ai.

Ai tha se deputetët janë fokusuar vetëm në përmirësimin e gjendjes së vetë financiare e se i kanë harruar ata që e sollën lirinë.

“Deputetët po e rregullojnë gjendjen e vetë financiare, ekonomike dhe është mirë që deputetët të përballen me familjarët e personave të zhdukur dhe viktima të luftës e ta shohin ata mirë se si jetojnë me 170 euro. Unë besoj që natën nuk do ta bëjnë gjumin mirë. Para se të ulen në karrigen e deputetit, apo të zyrtarit, të mendojnë se janë ulur mbi eshtrat e atyre që nuk janë sot, sepse lirinë na sollën ata që nuk janë, por këta i kanë harruar ata”, tha ai.

Ndërsa, Xhevdet Qeriqi, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, tha përveç se paga që marrin veteranët është e pamjaftueshme, ata përballen edhe me shumë probleme shëndetësore.

“Të gjithë e dimë se sa është i mjaftueshëm një pension prej 170 eurosh, sidomos në këtë kohë krize. Ne e kemi diskutuar edhe më herët kur kemi pasur takime me kryeministrin dhe ja kemi paraqitur këto shqetësime tona”.

“Kemi probleme me invalidë të luftës të cilët po përballen me proteza, me probleme shëndetësore. Ju kam adresuar me një kërkesë kryeministrit pikërisht për këto probleme. E kam pritur në zyrë këshilltarin e Kurtit dhe i kemi diskutuar të gjitha problemet dhe hallet dhe kemi kërkuar që të merren hapat nga institucionet në këtë drejtim”, tha ai.

Qeriqi tha se ka pasur takime me kryeministrin Kurti, ku ja ka paraqitur të gjitha kërkesat dhe shqetësimet, por sipas tij që disa vite kryeministri nuk ju ka dhënë përgjigje.

Ai tha se kërkesa e tyre është që veteranët të përfshihen në ligjin për pagën minimale.

“Unë i kam pasur dy takime më herët me kryeministrin dhe i ka që dy vite që ka ndodhur takimi i parë. Edhe së fundi e kemi pasur një takim para një viti. edhe pse ja kemi paraqitur të gjitha ato kërkesa, ato shqetësime tona, nuk kemi marrë asnjë përgjigje pozitive. Po shpresojmë që më në fund do të reflektojë Qeveria duke pasur parasysh gjendjen e këtyre kategorive”.

“Kemi kërkuar që të përfshihemi në ligjin për pagën minimale, derisa është arsyetuar Qeveria se është duke e nxjerrë një ligj të veçantë, i cili do t’i trajtojë dinjitetshëm këto kategori, pra të përfshihemi në pagën minimale”, tha ai, per EO.

Tags: FamiljarëtVeteranet
ShareTweetShare
Previous Post

Limaj: Shkaku i Kurtit njohja nuk është në marrëveshje, Serbia fiton nga plani franko-gjerman

Next Post

Ministri Krasniqi një letër dhe ftesë për kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç

Related Posts

Hoti thotë se gjatë qeverisjes së Kurtit u rrit importi nga Serbia
Ballina

Hoti: Kosova po funksionon si pa zot shtëpie, shumë institucione kyçe pa drejtues

by TV OPINION
22/03/2023
Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
Kosovë

Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

by TV OPINION
22/03/2023
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi
Kosovë

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Jemi të përkushtuar të hapin kapituj të rinj bashkëpunimi

by TV OPINION
22/03/2023
Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë
Ballina

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes

by TV OPINION
22/03/2023
Policia me fushatë vetëdijesimi apelon tek qytetarët që të mos i përdorin telefonat gjatë ngasjes
Kosovë

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje

by TV OPINION
22/03/2023
Next Post
Elbert Krasniqi: “Sunny Hill” do të mbahet çdo vit në shtëpinë e përhershme në Kosovë

Ministri Krasniqi një letër dhe ftesë për kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç

Te fundit

Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”

Qeveria themelon Komisionin Republikan të Festave

09/11/2022
Raporti i fundit i IKSHPK-së: 871 raste me Covid-19

Del raporti 24 orësh për vdekjet dhe rastet e reja me Covid-19

04/08/2022
Të shtëna me armë në koncertin e Ava Max në Filadelfia

Të shtëna me armë në koncertin e Ava Max në Filadelfia

06/07/2022
Arrestohen tre të mitur në Fushë Kosovë, sulmuan një bashkëmoshatar

Plagoset me thikë një 11-vjeçar në Prizren

26/07/2022
Pesë raste të dhunës në familje për 24 orë

Për 24 orë, tetë raste të dhunës në familje

03/08/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Hoti: Kosova po funksionon si pa zot shtëpie, shumë institucione kyçe pa drejtues
  • Hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?