Krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Faton Klinaku, kanë hyrë në një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të gjetur një gjuhë të përbashkët rreth pakënaqësisë me ndarjen e tyre nga paga minimale me ligjin e ri, raporton Ekonomia Online.
Takimi ka nisur në ora 9:00, ndërsa pos Klinakut është parë edhe kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.
Takimi i të parit të Qeverisë me kategoritë e dala nga lufta vjen vetëm një ditë pasi që këta të fundit protestuan në shenjë pakënaqësie me ndarjen e tyre nga paga minimale me ligjin e ri të sjellë në Kuvend,
Kurti gjatë ditës së djeshme tha se do ta anulojë shkuarjen në Forumin e Prespës për të mbajtur takim me veteranët dhe për të diskutuar në lidhje me pagën minimale.
Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës protestuan dje në oborrin e Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj miratimit në parim të Projektligjit për pagën minimale në Kuvend, më 14 qershor, që nuk përfshin rritjen e pensioneve edhe për veteranët.