TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

MASHTI prezantoi Strategjinë e Arsimit për pesë vitet e ardhshme, do të jetë në diskutim publik deri më 8 korrik

17/06/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
MASHTI prezantoi Strategjinë e Arsimit për pesë vitet e ardhshme, do të jetë në diskutim publik deri më 8 korrik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka prezantuar Draft-Strategjinë e Arsimit për vitin 2022-2026. Aty u tha se ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimit të mësimdhënies cilësore, është një nga objektivat e kësaj strategjie, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, u përmend se buxheti i Draft-Strategjisë së Arsimit për vitin 2022-2026 ka koston prej 322 milionë euro.

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, tha se ky dokument do të jetë në diskutim publik deri më 8 korrik në faqen e zyrës së kryeministrit, ku mund të dërgohen komente dhe sugjerime.

“Është një dokument i rëndësishëm për të gjitha masat dhe aktivitete e arsymit. Edhe ose fokumenti ka qenë me grupe shumëdimensionale. Kemi konsideruar të rëndësishme se kur dërgohet në dëgjim publik të bëjmë edhe një njoftim më ta madh të planit strategjik për 5 vitet e ardhshme. Kanë qenë 5 grupe punuese që kanë punuar në mënyrë paralele. Kemi parasysh se planifikimi për 5 vitet e ardhshme ka filluar në periudhën e pandemisë. Është dashur një punë më intensive dhe pumë për adresimin e sfidave dhe ç’rregullimi i procesit mësimor në 2 vitet e fundit”, tha Nagavci.

Nagavci përmendi 5 objektivat strategjike të dokumentit për 5 vitet e ardhshme.

Objektivi strategjik 1: Rritje e përfshirjes dhe qasje e barabartë në edukimin në fëmijërinë e hershme.

Edukimi në Fëmijërinë e Hershme synon zhvillimin parësor të nevojave shoqërore, emocionale, njohëse dhe fizike të një fëmije, në mënyrë që të ndërtojë një bazë të fortë dhe të gjerë për të mësuarit dhe mirëqenien gjatë gjithë jetës, prandaj përfshirja dhe pjesëmarrja e barabartë për të gjithë fëmijët në edukimin parashkollor nuk mund të realizohet pa krijimin e infrastrukturës adekuate. MASHTI, fillimisht do të bëj një analizë të mirëfilltë të aspektit financiar për këtë nivel të arsimit, ashtu që të planifikohet tejkalimi i sfidave me të cilat përballet edukimi parashkollor, siç janë: rritja e numrit të IP dhe organizimi i shpërndarjes adekuate, krijimi infrastrukturës së përshtatshme për moshën e fëmijëve së hershme, si dhe sigurimin e materialeve adekuate didaktike dhe materialeve të cilat nevojiten për organizimin e aktiviteteve e proceseve edukative.

Objektivi strategjik 2: Ngritja e cilësisë së arsimit parauniversitar përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimit të mësimdhënies cilësore.

Për të ngritur cilësinë në arsimin parauniversitar është e domosdoshme të kemi një sistem i cili ofron llogaridhënie në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit. Për këtë qëllim duhet të kemi një menaxhim efektiv dhe efikas përmes zbatimit dhe avancimit të politikave dhe kornizës ligjore në fushën e arsimit, ngritjes së kapaciteteve dhe forcimit të transparencës dhe llogaridhënies. Për më shumë duhet fuqizuar mekanizmat për zbatimin e sistemit për sigurimin e cilësisë, vlerësim të brendshëm dhe të jashtëm të institucioneve arsimore me fokus në ngritjen e cilësisë, rritjen e besueshmërisë së testeve kombëtare dhe shfrytëzimin e rezultateve për vendimmarrje të bazuar në të dhëna. Gjithashtu, avancimi i cilësisë së arsimit paraunivesitar do të arrihet përmes zbatimit efektiv të kurrikulës si dhe fuqizimit të mekanizmit funksional për ta udhëhequr dhe zbatuat atë. Për ngritjen e rezultateve të nxënësve, krahas masave tjera, do të përgatiten tekste cilësore dhe në përputhje me kurrikulën si dhe do të sigurohen mjete, materiale dhe burimeve mësimore alternative.

Objektivi strategjik 3: Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit profesional me zhvillimet dinamike të teknologjisë dhe tregut të punës, në funksion të mësimit gjatë gjithë jetës.

Cilësia e pamjaftueshme e ofertës së arsimit dhe aftësimit profesional ka rezultuar me shkallë të ulët të kënaqshmërisë së punëdhënësve me shkathtësitë/kompetencat e arritura nga kandidatët e diplomuar në IAAP, si dhe me shkallë të ulët të tranzicionit nga shkolla në punë. Mundësitë për mësim gjatë gjithë jetës dhe mobilitet janë të kufizuara dhe nuk janë në hap me nevojën për ri-aftësim të vazhdueshëm të fuqisë punëtore. Rrjedhimisht, përqëndrimi kryesor në kuadër të kësaj fushe strategjike është rishikimi i ofertës së arsimit dhe aftësimit profesional si dhe përmirësimi i cilësisë, në funksion të zhvillimit të shkathtësive të transferueshme, shkathtësive digjitale, shkathtësive të ndërmarrësisë dhe shkathtësive teknike profesionale, në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe me trendet e transformimit digjital dhe të gjelbër.

Objektivi Strategjik 4: Përmirësimi i cilësisë, integritetit dhe konkurrueshmërisë së arsimit të lartë.

Ky objektiv është formuluar në përgjigje të mangësive strukturore në fushën e arsimit të lartë dhe synon të përmirësoj cilësinë dhe integritetin e arsimit të lartë, nëpërmjet zbatimit të procesit të akreditimit në pajtim me standardet ndërkombëtare të cilësisë, që ndër të tjera do të mundësojë rikthimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në ENQA dhe EQAR. Reformimi i arsimit të lartë synohet të arrihet nëpërmjet avancimit të kuadrit ligjor, zhvillimit të kapaciteteve të mekanizmave për sigurim të cilësisë, rritjes së pjesëmarrjes në programe ndërkombëtare dhe përmirësimit të infrastrukturës akademike dhe kërkimore. MASHTI do të rregullojë bazën ligjore dhe rishikojë legjislacionin ekzistues lidhur me formulën e financimit dhe zhvillimin e një sistem të avansuar të menaxhimit të informatave në arsimin e lartë.

Objektivi strategjik 5:  Përdorimi i teknologjisë digjitale për përmirësimin e shërbimeve dhe të cilësisë në arsim, në përputhje me trendet e transformimit digjital.

Me qëllim që Kosova të lëvizë sa më shpejt në drejtim të digjitalizimit të të dhënave, ofrimit të shërbimeve digjitale dhe automatizimit të proceseve në fushën e arsimit, si dhe me qëllim të rritjes së përdorimit të teknologjisë digjitale për nevoja arsimore e në funksion të përmirësimit të cilësisë në arsim, Kosova gjatë pesë viteve të ardhshme do të punojë në pesë drejtime: (i) krijimin dhe funksionalizmin e një platforme digjitale gjithëpërfshirëse e të centralizuar për fushën e arsimit; (ii) përgatitjen dhe prodhimin e materialeve mësimore digjitale shumë-dimensionale e cilësore për nivele, klasë, lëndë e lloje të ndryshme; (iii) furnizimin e IEAA-ve dhe IAL-ve me rrjete të internetit cilësor dhe me pajisje teknologjike të nevojshme; (iv) kultivimin e kompetencës digjitale te të gjitha palët e përfshira në fushën e arsimit dhe te të gjitha institucionet arsimore të të gjitha llojeve dhe niveleve; dhe (v) krijimin e mekanizmave institucionalë që mundësojnë realizimin e digjitalizimit dhe përdorimin e teknologjisë në fushën e arsimit.

Për secilin objektiv strategjik të SA është përgatitur plani i veprimit, me aktivitetet dhe treguesit përkatës, si dhe koston përkatëse. Plani i veprimit, buxheti i SA dhe treguesit për secilën objektivë janë paraqitur në pjesën e shtojcave të këtij dokumenti. Buxheti i SA 2022-2026 ka koston prej 322,847,640 Euro.

Udhëheqësi i divizionit për koordinim të politikave dhe monitorim të projekteve Haki Sfishta foli për fazat e punës, për të cilat tha se do të marrin komentet deri më datë 8 korrik.

“Grupet punuese me menaxhmentin dhe ekipin hartuar kanë përcaktuar objektivat. Pastaj kemi kaluar në identifikimin e aktiviteteve. Pas gjithë kësaj fazë kemi kaluar në prezantimin e kostos së strategjisë. Kemi kaluar edhe në fazën e diskutimit paraprak për hartimin e dokumenteve strategjike. Kemi dëshirë që ky diskutim të jetë gjithëpërfshirës dhe të arrijmë të kemi një dokument sa ma të kompletuar. Dokumenti do të kalojë në diskutim publik deri më 8 korrik në faqen e zyrës së Kryeministrit”, tha ai.

ShareTweetShare
Previous Post

Veteranët i shkojnë në zyre Kurtit, takimi po mbahet me dyer të mbyllura

Next Post

Jules Kounde e dëshiron transferimin te Barcelona

Related Posts

Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar
Ballina

Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar

by TV OPINION
06/07/2022
​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës
Ballina

​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

by TV OPINION
06/07/2022
​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë
Kosovë

​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë

by TV OPINION
06/07/2022
Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në
Ballina

Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në

by TV OPINION
06/07/2022
Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, u diskua për sigurinë dhe mbrojtjen
Ballina

Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, u diskua për sigurinë dhe mbrojtjen

by TV OPINION
06/07/2022
Next Post
Jules Kounde e dëshiron transferimin te Barcelona

Jules Kounde e dëshiron transferimin te Barcelona

Te fundit

Strategjia e Arsimit 2022-2026, ndahen 322 milionë euro

Strategjia e Arsimit 2022-2026, ndahen 322 milionë euro

06/07/2022
Vuçiq: Do t’i ofrojmë Kosovës rrymë në shkëmbim për linjit

Vuçiq: Do t’i ofrojmë Kosovës rrymë në shkëmbim për linjit

08/06/2022
Vjosa Osmani në Bruksel: Jemi këtu që BE të dëgjojë zërin tonë

Vjosa Osmani në Bruksel: Jemi këtu që BE të dëgjojë zërin tonë

23/06/2022
110 raste aktive me coronavirus në Kosovë

110 raste aktive me coronavirus në Kosovë

21/06/2022
​Nisma i reagon Muratit: Një mercenar në krye të ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit

​Nisma i reagon Muratit: Një mercenar në krye të ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit

30/06/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar
  • ​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?