Pothuajse të gjitha vendet e botës i mbështesin dhe respektojnë veteranët që luftuan për vendin e tyre, ndërsa në Kosovë ata injorohen.
Sot, veteranët e UÇK-së protestuan, meqë ata po ndjehen të diskriminuar dhe të lënë jashtë rritjes së pagës minimale.
Ata u pritën nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
“Veterani” Albin Kurti e Xhelal Sveçla i pritën me shumë policë njerëzit që dikur luftuan për çlirimin e Kosovës.
Përderisa bota i respekton dhe nderon veteranët, Qeveria në Kosovë po tenton t’i përjashtojë nga rritja e pagës minimale, shkruan Demokracia.com.
Presidenti amerikan Joe Biden kujdesin dhe mbështetjen e ka në pikat kryesore të agjendës së tij.
Asnjë deputet i pushtetit sot nuk doli për t’i dëgjuar kërkesat e veteranëve të UÇK-së.
Discussion about this post