TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

06/02/2025
in Ballina, Kosovë, Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO) kanë publikuar raportin “Integriteti i kandidatëve, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë”, në të cilën paraqitet një analizë të listave të kandidatëve dhe programeve politike për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025.

Prezantimi i këtij raporti u bë nga hulumtuesit Gzim Shala (IKD), Burbuqe Kastrati (FOL) dhe Arbër Kadriu (INPO), të cilët shpalosën gjetjet kryesore të analizës.

Raporti adreson çështjet kryesore që lidhen me kandidatët e certifikuar për zgjedhje që kanë probleme me ligjin, si dhe një vlerësim cilësor të programeve politike të subjekteve të certifikuara, me fokus në sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë dhe të drejtat e njeriut.

Sa i përket listave të kandidatëve, të cilët kanë probleme me ligjin, në kuptimin e aktakuzave aktive dhe dënimeve, tre subjekte politike: Lëvizja Vetëvendosje; koalicioni AAK-Nisma; dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë përfshirë në listat e tyre gjithsej 23 kandidatë që kanë probleme me ligjin, që përbëjnë rreth 7% të totalit të kandidatëve të tyre.

Lëvizja Vetëvendosje ka numrin më të madh me 14 kandidatë (12.72% e listës), ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka përfshirë tetë kandidatë (7.27%), dhe LDK një kandidat.

Nga 23 kandidatët për deputetë me probleme ligjore, 16 prej tyre përballen me aktakuza aktive, ndërsa tetë kanë dënime të formës së prerë.

Në total, ndaj këtyre kandidatëve janë ngritur 20 aktakuza për 21 vepra penale, që përfshijnë veprat penale të korrupsion si “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,  ashtu edhe vepra të tjera penale, si përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm (nëntë raste), mbajtja e paautorizuar e armëve (pesë raste), pengimi apo sulmi ndaj personave zyrtarë dhe vepra të tjera të natyrës kriminale.

Më tutje, sipas IKD-së, FOL dhe INPO-s, raporti thekson se plan-programet e partive politike për drejtësinë në zgjedhjet e 2025-ës dallojnë ndjeshëm si në qasje ashtu edhe në nivelin e seriozitetit të tyre.

“Lëvizja Vetëvendosje e trajton drejtësinë vetëm në një faqe të programit të saj dhe nuk i referohet fare Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Ajo propozon krijimin e një Gjykate për çështje familjare, një Prokurori të Specializuar dhe një Zyre për Hetime Disiplinore, por pa ndonjë analizë të thelluar mbi nevojën dhe  funksionalitetin e tyre. Mungesa e planit të detajuar dhe dublifikimi i mekanizmave ekzistues e bën këtë program të konsiderohet joserioz”, thuhet në njoftim.

Më tej, në raport thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovës e trajton drejtësinë më gjerësisht, duke përfshirë vetingun, integritetin e sistemit të drejtësisë, rikthimin e pavarësisë së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe digjitalizimin e shërbimeve.

“Megjithatë, programi i saj nuk mbështetet në analiza të detajuara dhe nuk i referohet Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Gjithashtu, disa propozime, si fuqizimi i kritereve për provimin e jurisprudencës dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve, mbeten të paqarta dhe pa argumentim të mjaftueshëm”.

“Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka përfshirë 14 pika në kapitullin e saj për drejtësinë, duke theksuar strategjitë kundër korrupsionit dhe reformën e sistemit gjyqësor. As ky program nuk e përmendin fare Strategjinë për Sundimin e Ligjit. Programi në fjalë propozon krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimeve, por ky institucion paraqet një dublim të kompetencave të Prokurorisë Speciale dhe mund të krijojë mbikëqyrje të tepërt mbi sistemin gjyqësor. Programi gjithashtu parashikon miratimin e një Strategjie Kombëtare për Krimet e Luftës dhe krijimin e një Gjykate të Punës, por pa argumentim të qartë për nevojën e një institucioni të tillë”, thuhet në komunikatë.

Kurse, koalicioni AAK-Nisma e vendos sundimin e ligjit si prioritet kryesor, por nuk ofron propozime konkrete për zbatimin e tij. Programi i Koalicionit për Familjen përmban 15 pika mbi drejtësinë, por pa elaborime mbi implementimin e tyre, ndërsa disa parti të tjera, si Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe Partia Fjala, trajtojnë sundimin e ligjit në mënyrë shumë të përgjithshme dhe pa masa konkrete.

Po ashtu, në këtë raport trajtohen edhe çështje tjera nga programet elektorale të partive kryesore për zgjedhjet e 2025-ës.

Raporti thekson se këto programe adresojnë edhe çështje si transparenca, qeverisja e mirë, administrata publike, barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut, por shumica prej tyre nuk ofrojnë detaje të qarta mbi mekanizmat e zbatimit dhe burimet financiare të reformave të propozuara.

PDK dhe LDK e theksojnë transparencën dhe digjitalizimin, por nuk japin sqarime mbi mënyrën e realizimit të këtyre reformave. AAK premton zhvillim ekonomik dhe rritje pagash në administratën publike, por pa plan të qartë për mbështetje buxhetore.

Koalicioni për Familjen dhe partitë më të vogla, si Partia Liberale Egjiptiane dhe PDAK-LPB, përmendin temat e sundimit të ligjit dhe barazisë, por programet e tyre mbeten të përgjithshme dhe pa strategji të mire përcaktuara për implementim.

Raporti thekson se Lëvizja Vetëvendosje fokusohet kryesisht në projekte infrastrukturore, duke mos përfshirë në program tema kyçe si administrata publike, transparenca dhe llogaridhënia. Reformimi i sistemit të administratës, që ka qenë një nga çështjet më të debatuara gjatë mandatit të kaluar, nuk trajtohet në programin e saj elektoral, ndërsa moszbatimi i Aktgjykimit për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, nuk përmendet askund.

Sipas këtij raporti, në përgjithësi, shumica e programeve elektorale nuk japin masa konkrete për të siguruar administratë publike të depolitizuar dhe efikase.

Barazia gjinore dhe të drejtat e njeriut përmenden në mënyrë të përgjithshme, por pa masa të qarta për adresimin e tyre në praktikë. Po ashtu, ndërsa disa programe flasin për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve të pavarura, mungojnë detaje mbi mekanizmat konkretë për të siguruar llogaridhënien dhe qeverisjen e pastër.

“Në raport thuhet se pjesa më e madhe e premtimeve elektorale mbeten të përgjithshme dhe pa një strategji të mirë përcaktuar për implementim efektiv”.

ShareTweetShare
Previous Post

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka e Kongresit në SHBA fillojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në shkëmbimin e materialeve

Next Post

Prodhoheshin në Kosovë, shiteshin në Shqipëri – si u kap grupi që falsifikonte dokumentet amerikane dhe të BE-së?

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Prodhoheshin në Kosovë, shiteshin në Shqipëri – si u kap grupi që falsifikonte dokumentet amerikane dhe të BE-së?

Prodhoheshin në Kosovë, shiteshin në Shqipëri – si u kap grupi që falsifikonte dokumentet amerikane dhe të BE-së?

Te fundit

Trumpi rrit tarifat për importet e aluminit dhe çelikut

Trumpi rrit tarifat për importet e aluminit dhe çelikut

11/02/2025
Shaqir Totaj pret në takim anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

Shaqir Totaj pret në takim anëtarët e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës

06/10/2022
Publikohen çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta e benzina

Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme

28/10/2022
​Albulena Haxhiu bën homazhe në Prekaz

​Albulena Haxhiu bën homazhe në Prekaz

17/02/2023
Presidentja e Sllovenisë viziton Kosovën, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore

Presidentja e Sllovenisë viziton Kosovën, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore

18/12/2024

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?