Një 41-vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.
Viktima po qëndronte i shtrirë dhe siç mëson Express dyshohet se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale.
Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit.
“Sot rreth orës 07:00 është raportuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit që një pacient i cili ka qenë i shtrirë mashkull 41 vjeç ka ndërruar jetë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë marrë raportin e mjekut, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”.
Viktima dyshohet se ishte shtrirë në spital për shkak të përdorimit të stimuluesve.