TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

AKB: Në pandemi u shuan 20 mijë biznese, e rreth 50 mijë persona mbeten pa punë

11/01/2023
in Ekonomi, Kosovë, Lajme
AKB: Në pandemi u shuan 20 mijë biznese, e rreth 50 mijë persona mbeten pa punë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka publikuar një studimin hulumtues të trendit të ndërmarrësisë në periudhën 2020 – 2022, me ç’rast u publikuan edhe të dhëna sesa biznese pushuan aktivitetin ekonomik në këtë periudhë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes së mbylljes së bizneseve.

Ai theksoi se gjatë vitit 2020, gjatë pandemisë, janë mbyllur 20 mijë biznese e kanë mbetur pa punë më shumë se 50 mijë punëtor.

“Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka reqlozuar këtë studim me qëllim që të nxjerrë të dhënat se çfarë trendi është zhvilluar ndërmarrësia në Republikës e Kosovës për tri vitet e kaluara. Rezultatet e këtij studimi kanë pasqyruar një realitet jo të mirë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës duke pasqyruar një trend të rritjes të mbylljes së bizneseve”.

“Ndërmarrësit në Kosovë ishin në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin për një kohë të gjatë duke filluar nga pandemia Covid-19 pastaj nga kriza globale e sidomos të vitit të fundit 2022 si rezultat i luftës në Ukrainë dhe Rusi”.

“Nga analizat e bëra na shqetësoj fakti  se trendi negativ për bizneset ka qenë në vazhdimësi që nga paslufta, por me theks të veçantë nga viti 2020 e këndej. Kurse ky trend është prezent shumë në vitin 2020 si rezultat total i mbylljes të ekonomisë dhe bizneseve të qarkullimit në këtë kohë që ishte pandemia. Në vitin 2020 vit i pandemisë. Në këtë vit bizneset u mbyllën, u shuan e pushuan një numër i madh i tyre dhe falimentuan  me numër rekord rreth 20 mijë sosh”.

“Pandemia ka mbyllur shumë biznese por edhe ka lënë të pa punë shumë punëtorë rreth 50 mijë. Në këtë vit do të mbahet mend si vit i mbylljes dhe shuarjeve masive të bizneseve në dy dekadat e fundit ku vetëm 9794 biznese u regjistruan të reja kundrejt 20 mijë që u mbyllën”.

Avokati Arianit Koci, tha se me mbylljen e bizneseve minimum 20 familje kanë mbet pa punë, raporton EO.

“Mbyllja e një biznesi do të thotë edhe mbetje pa punë për shumë nëse përafërsisht një kompani në Kosovë ka së paku dy punëtorë”.

“Këto mbyllje marramendëse që kanë ndodhur në vitin 2020 dhe 2021 do të thotë përkthehet që aq familje që kanë mbet pa punë, dhe nëse janë mbyll apo janë falimentuar apo për çfarëdo arsyeje janë pushu një biznes do të thotë minimum 20 familje kanë mbet pa punë”, tha ai.

ShareTweetShare
Previous Post

Vdes një 41 vjeçar në spitalin e Prizrenit, dyshohet se përdori stimulues

Next Post

Parashikimi i motit për sot

Related Posts

Hapet konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve të rinj në tërë Kosovën
Kosovë

Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona

by TV OPINION
04/02/2023
Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi
Ballina

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

by TV OPINION
04/02/2023
Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi
Kosovë

Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi

by TV OPINION
04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
Botë

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

by TV OPINION
04/02/2023
Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës
Ballina

Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës

by TV OPINION
04/02/2023
Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për sot

Te fundit

Në 24 vjetorin e rënies heroike përkujtohet komandant Remzi Ademaj

Në 24 vjetorin e rënies heroike përkujtohet komandant Remzi Ademaj

15/08/2022
​Parashikimi i motit për këtë javë, temperaturat deri në 35 gradë

​Parashikimi i motit për këtë javë, temperaturat deri në 35 gradë

20/06/2022
​Protestë me maune kundër rritjes së çmimit të çimentos

​Protestë me maune kundër rritjes së çmimit të çimentos

08/08/2022
Ambasadori amerikan: Duam që dialogu të përfundojë dhe Kosova të jetë pjesë e NATO-s

Ambasadori amerikan: Duam që dialogu të përfundojë dhe Kosova të jetë pjesë e NATO-s

25/10/2022
ASK: Në Kosovë në korrik u regjistruan 2 498 lindje, ndërsa 835 vdekje

ASK: Në Kosovë në korrik u regjistruan 2 498 lindje, ndërsa 835 vdekje

16/09/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona
  • Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?