Shtetet e Ballkanit perëndimorë Shqipëria, Bosnia Hercergovina, Maqedonia Veriore,Mali i Zi, Serbia, Republika e Kosovës ,dhe nga kush po përfaqësohen ,cili është niveli i shkollimit dhe përgatitjes së elitës udhëheqëse politike të Republikës së Kosovës në krahasim me homologët e tyre nga ballkani perendimor.
Bajram Begaj është zgjedhur presidenti i ri i Shqipërisë.
Begaj, i cili ka një karrierë më shumë se 30 vjeçare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, prej vitit 2020 shërben në rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Më parë ai ka shërbyer në disa poste të rëndësishme si Komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, Kryeinspektor, dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Teksa në Bosnje Hercegovinë presidenca udhëhiqet nga tre anëtarë Šefik Džaferović përfaqesues i boshnjakëve i cili u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Sarajevë,ndërsa përfaqesuesi i komunitetit serb si President në Bosnje Hercegovinë.
Milorad Dodik i perfundoi shkencat politike në Beograd ai një kohë ishte dhe basketbollistë në një ligë amatore të ish Jugosllavisë kjo një e perbashkët me Kryeminstrin e Shqiperisë Edi Rama,i cili ishte një lojtarë i Basketbollit per Dinamo Tiranën,dhe Presidentin Malazez Gjukanovic si një lojtarë Basketbolli.
Željko Komšić përfaqësues i kroatëve në Bosnjë Hercegovin ka të mbaruar Baqelorin në Fakultetin e Drejtësis. Komshiç lindi në vitin 1964 në qytetin e atëhershëm jugosllav të Sarajevës nga një baba kroat boshnjak dhe një nënë serbe e Bosnjës. Ai u diplomua në Universitetin e Sarajevës për drejtësi në vitin 1988. Gjatë Luftës së Bosnjës, Željko Komshiq shërbeu në Ushtrinë Boshnjake, Armija Republike Bosne i Hercegovine. Ai mori edhe urdhrin më të lartë, Zlatni ljiljan (Zambaku i Artë).
Stevo Pendarovski president i Maqedonisë Veriore u diplomua për një Bachelor nëDrejtësi nga Universiteti i Lartë, Cyril and Methodius University of Shkup në 1987,i cili më vonë fitoi MA dhe Ph.D. diploma në Shkenca Politike në të njëjtin Universitet.
Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç u diplomua në Fakultetin Ekonomik dega Turizem,por në fillimet e tijë ai ishte poashtu një lojtarë basketbolli.
Ndersa Presidenti Serb Aleksander Vuçiç ka të përfunduar Fakultetin e Drejtesis në Beograd.
Aaleksander Vuçici lindur më 5 mars 1970) është politikan serb i cili është President i Serbisë që nga 31 maj 2017. Ai gjithashtu është udhëheqësi dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS).
Përpara mandatit të tij si president Vuçiq shërbeu si Kryeministër i Serbisë nga viti 2014 deri në vitin 2017. Për më tepër, Vuçiq shërbeu si Ministër i Informacionit nga viti 1998 deri më 2000 dhe më vonë si Ministër i Mbrojtjes 2012-2013, si dhe Zëvendëskryeministri i Parë nga viti 2012 deri në 2014.
Në prill 2017, Vuçiq u zgjodh president i Serbisë me 55% të votave në raundin e parë, duke shmangur kështu një raund të dytë. Ai zyrtarisht mori detyrën më 31 maj 2017, duke pasuar Tomisllav Nikolliqin. Ceremonia e inaugurimit u mbajt më 23 qershor 2017.
Kurse Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet master dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.
Derisa Kryeministrinë e Shqipërisë e udhëheq Edi Rama,ai studimet i përfundoi nëAkademin e Arteve në Tiranë ku poashtu ishte një lojtarë basketbolli profesionist.
Kryeministri i Bosnjë Hercegovinës Zoran Tegeltija përfundoi studimet për Ekonomik dhe biznes. Tegeltija ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Sarajevë. Para aktiviteteve të tij politike, ai ka punuar në një rafineri nafte dhe në administratën tatimore dhe doganore të Republikës së Serbska (RS).
Që nga viti 1998 ai është anëtar i SNSD, partia më e madhe serbe në Bosnje dhe Hercegovinë. Në vitin 2000 ai u bë anëtar i Komitetit Kryesor dhe Kryetar i Këshillit Komunal në Mrkonjić Grad dhe deputet në Asamblenë Kombëtare të RS. Në vitin 2004 dhe 2008 u zgjodh kryetar i komunës Mrkonjić Grad. Në dhjetor 2010 ai u bë Ministër i Financave në RS në kabinetin Džombić dhe më pas në kabinetin Cvijanović I.
Ai u rizgjodh në Asamblenë Kombëtare të RS në zgjedhjet parlamentare të 2014, por mbeti në degën ekzekutive si ministër i financave deri në zgjedhjet e vitit 2018.
Më 5 dhjetor 2019 u emërua President i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës
Kryeministri Dimitar Kovaçevski i lindur në vitin 1974 në Kumanovë është doktor i shkencave ekonomike, profesor inordinar në Fakultetin e ekonomisë dhe menaxhimit të biznesit në Universitetin American College në Shkup. Ai është ligjerues i studimeve deridiplomike, postdiplomike dhe studimeve për master si dhe autor i punimeve të shumta shkencore në fushën e ekonomisë dhe menaxhmentit të botuara në revista dhe konferenca shkencore ndërkombëtare..
Dritan Abazoviç ka lindur më 25 dhjetor 1985 në Ulqin. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka kryer në vendlindje. Ka diplomuar në Fakultetin e shkencave politike në Universitetin në Sarajevë, ku ka marrë titullin e politologut të diplomuar. Ka magistruar në Fakultetin e shkencave politike në Podgoricë.Ka doktoruar në vitin 2019 në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Sarajevës dhe ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me temë “Politika globale – aspektet etike të globalizimit”. Ka qenë për një kohë të gjatë bashkëpuntorë i organizatave joqeveritare në fushat e të drejtave të njeriut, integrimeve euro-atlantike dhe veprimeve qytetare. Ka qenë i angazhuar në projekte lidhur me promovimin e multikulturalitetit në zonat e ish-Jugosllavisë ku janë zhvilluar konflikte të armatosura. Prej 2010 deri më 2012 ka qenë drejtori ekzekutiv i TV Teutës. Në vitin 2010 ka botuar librën e tijë të parë “Kultura kosmopolitane dhe e drejta globale”. Flet rrjedhshëm shqipen (si gjuhë amtare), anglishten dhe serbokroatishten.
Në vitin 2012 është zgjedhur si deputet në Parlamentin e Malit të Zi me partinë Mali i Zi Pozitiv dhe më 2013 është bërë Kryetari i Këshillit Komunal të Malit të Zi Pozitiv në Ulqin. Si deputet i Parlamentit të Mali të Zi ai është pjesë i 3 komiteteve: për mardhënie ndërkombëtare dhe emigim, për integrime evropiane dhe për të drejtat dhe liritë e njeriut. Më 15 tetor dha dorëheqje nga partia,
Kryeministrja e Serbise Ana Bernabic ka të perfunduar Administrim Biznesi në një kolegj privat në Midland, Michingan.
Brnabiq ka diplomë MBA në Universitetin e Hull dhe ka punuar për dhjetë vjet me organizatat ndërkombëtare, investitorët e huaj, njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe sektorin publik në Serbi.
Në gusht të vitit 2016, ajo u emërua Ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale. Përveç kësaj, ajo është kryetare e Këshillit për Ndërmarrje Inovative dhe Teknologjite e Informacionit të Qeverisë së Serbisë, si dhe të Këshillit të Republikës për Pakicat Kombëtare dhe Zëvendës Presidente e Këshillit të Republikës për Reformën e Administratës Publike.
Si anëtare e Qeverisë së Serbisë, ajo ishte kryesisht e përkushtuar për një futje sistematike më të shpejtë të e-qeverisjes në Serbi, që synonte një operacion më efikas të administratës qeveritare dhe vetëqeverisjes lokale, përmirësimin e drejtpërdrejtë të cilësisë së jetës së qytetarëve e Serbisë, ndërtimi i një administrate më moderne dhe më transparente dhe lufta kundër korrupsionit. Dy projektet më të rëndësishme që ajo ka zbatuar në këtë segment gjatë mandatit të saj janë projekti e-Baby (“Foshnja, mirësevjen në botë”) dhe e-LGAP (zbatimi i plotë i Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Administrative). Projekti e-Baby siguron që prindërit në një vend, posaçërisht në spitalin e lindjes, pa pagesë dhe pa asnjë dokument shtesë, të regjistrojnë të porsalindurit dhe të marrin certifikatën e lindjes dhe kartën e sigurimit shëndetësor në adresën e vendbanimit të tyre të përhershëm. Ky sistem ka funksionuar, që nga 1 janari 2017, në të gjitha spitalet e lindjes në Serbi. Projekti e-LGAP për herë të parë në Serbi ndërlidhte bazat e të dhënave të gjashtë institucioneve të rëndësishme dhe u mundësoi njësive të vetëqeverisjes lokale dhe qytetarëve të Serbisë shkëmbimin e të dhënave automatikisht nga të dhënat zyrtare dhe eliminoi nevojën për fragmente, certifikata, vërtetime dhe dokumente shtesë që tashmë ekzistojnë në regjistrat zyrtarë. Sistemi po futet gradualisht në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Serbi dhe i gjithë vendi do të fillojë ta përdorë atë deri në fund të vitit 2017. Për qytetarët e Serbisë kjo do të thotë kursime vjetore prej rreth 245 milionë dinarë në detyrimet e pullës, eliminimin e nevoja për shtypjen dhe shkëmbimin e 6.7 milionë dokumenteve dhe kursimet e përgjithshme të mbi 6 milionë orëve të pritjes në rradhë para sporteleve.
Megjithëse jo nga plani i parë ai nga tribunat e palestrave mundë të shihet prezent në ndeshje të ndryshme basketbollistike.Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit bazë (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Millosheviqit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.
Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Millosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Millosheviqit.
Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”.[2] Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.” Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.
Përgatiti : Granit Badalli /tv-opinion.com