TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Scholz kërkon që të vendosen më shumë sanksione ndaj Iranit

12/11/2022
in Botë, Lajme
Scholz nesër në Prishtinë, do të takojë vetëm një lider shtetëror!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka kritikuar ashpër Iranin për shtypjen brutale të protestave, që nisën pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, e cila ishte arrestuar nën pretendimet për shkeljen e rregullave të veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Lideri gjerman ka shprehur mbështetjen për një rund të ri të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Teheranit.

“Ne duam të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Gardës Revolucionare [Islamike] të Iranit dhe ndaj udhëheqjes politike”, tha Scholz përmes një video-mesazhi të publikuar në Twitter më 12 nëntor.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pritet të pajtohen për sanksione shtesë gjatë takimit të 14 nëntorit.

“Mbi 300 të vrarë, dhjetëra dënime me vdekje dhe mbi 14.000 të arrestuar deri më tani. Ata që protestojnë kundër shtypjes në Iran rrezikojnë jetën e tyre dhe shpesh jetën e më të dashurve të tyre – dhe përballen me torturë dhe me dekada në burgje”, tha ai.

“Ne jemi dëshmitarë të luftës për liri dhe drejtësi”, tha Scholz duke iu referuar protestave mbarëkombëtare në Iran, ku protestuesit po brohorasin “grua, jetë liri” dhe “vdekje për diktatorin”.

“Ne po ashtu jemi dëshmitarë sesi dronët iranianë po sulmojnë qytetet ukrainase dhe si po vrasin njerëz. Të gjitha këto janë krejtësisht të papranueshme”, tha ai.

Mijëra persona në Gjermani, që kanë prejardhje iraniane, kanë frikë për familjarët e tyre dhe janë “të neveritur nga ajo se çfarë po bën regjimi i mullave ndaj protestuesve”, tha Scholz. “Është e qartë se Qeveria iraniane është përgjegjësja e vetme për këtë valë të dhunës”.

Më herët gjatë këtij muaji, ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, paralajmëroi homologen e tij gjermane, Annalena Baerbock, për qëndrimin “intervencionist” ndaj protestave në Iran. Baerbock gjatë një fjalimi para Parlamentit gjerman ka deklaruar se Berlini nuk do të ndalet në përpjekjet për të vendosur më shumë sanksione ndaj Teheranit për shkak të shtypjes së protestave.

Duke iu përgjigjur kërcënimeve të Amir-Abdollahianit, Scholz tha se “çfarë qeverie je nëse qëllon ndaj qytetarëve të tu? Ata që veprojnë në këtë mënyrë duhet të presin që ne t’i ndëshkojmë”.

Më 11 nëntor, Gjermania dhe Islanda kërkuan nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara që të mbajë një mbledhje urgjente për Iranin, në mënyrë që të adresohet situata e të drejtave të njeriut në këtë shtet, pas tetë javësh të protestave anti-qeveritare.

Ambasadorët e këtyre dy shteteve, përmes një letre dërguar OKB-së kërkuan që ky takim të mbahet më 24 nëntor./REL

Tags: IraniOlaf Scholz
ShareTweetShare
Previous Post

Sa është e rëndësishme të nisni ditën duke pirë ujë

Next Post

Vetura godet një këmbësore në Prizren

Related Posts

Ekipi i Zyrës Ndërlidhëse dhe Monitorimit i KFOR-it vizitoi FFK-në për zhvillimet e fundit
Kosovë

Ekipi i Zyrës Ndërlidhëse dhe Monitorimit i KFOR-it vizitoi FFK-në për zhvillimet e fundit

by TV OPINION
24/03/2023
Shoqata e Pensionistëve mbështet “Marshin për Drejtësi” më 2 prill
Kosovë

Shoqata e Pensionistëve mbështet “Marshin për Drejtësi” më 2 prill

by TV OPINION
24/03/2023
MRKS: Distria dhe Nora përsëri lartësojnë emrin e shtetit tonë
Kosovë

MRKS: Distria dhe Nora përsëri lartësojnë emrin e shtetit tonë

by TV OPINION
24/03/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Osmani: Familja Haradinaj tregoi se liria është e panegociueshme

by TV OPINION
24/03/2023
PSD sot protestë, kërkon dorëheqjen e ministrit Murati
Kosovë

Molliqaj thotë se ka disponim për protestën e nesërme

by TV OPINION
24/03/2023
Next Post
Policia jep detaje të reja për plagosjen e dy policëve në Skenderaj

Vetura godet një këmbësore në Prizren

Te fundit

Ministrja Haxhiu, Prokurorit: Dorëzohu nga aktakuza ndaj meje, s’është kurrë vonë

Ministrja Haxhiu, Prokurorit: Dorëzohu nga aktakuza ndaj meje, s’është kurrë vonë

10/02/2023
Rita Ora publikon foto nga vizita në Kosovë në kuadër të UNICEF-it, bën thirrje për bamirësi

Rita Ora publikon foto nga vizita në Kosovë në kuadër të UNICEF-it, bën thirrje për bamirësi

13/06/2022
11 vjet nga tragjedia e Restelicës në Dragash, ku orteku i borës mbyti disa banorë

11 vjet nga tragjedia e Restelicës në Dragash, ku orteku i borës mbyti disa banorë

11/02/2023
Ohër: Përfundon takimi trepalësh Kurti-Vuçiq me ndërmjetësit evropianë

BE dhe SHBA kërkojnë zbatimin e marrëveshjes

22/03/2023
Kancelari austriak: Përparimi Kosovë-Serbi bëhet vetëm me bisedime

Kancelari austriak: Përparimi Kosovë-Serbi bëhet vetëm me bisedime

08/10/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Ekipi i Zyrës Ndërlidhëse dhe Monitorimit i KFOR-it vizitoi FFK-në për zhvillimet e fundit
  • Shoqata e Pensionistëve mbështet “Marshin për Drejtësi” më 2 prill

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?