Nuk e le media gazetarin apo gazetaren të raportojë si duhet me profesionalizëm!
Imagjino, edhe kur inaugurohet Parku Zoologjik në Tiranë, media raporton se çfarë tha kryeministri!
O Zot, ku kemi rrëshqitur!
Po thuaj o gazetar a gazetare çfarë kafshësh ka? A ka kafshë të egra a të buta? A ka tigra, luanë, elefantë, pula, pata, ujq, gomerë … çfarë ka brenda?
Se mos ka edhe shpezë shtëpiake a dhi, dele, e lama, se ajo nuk është ferma e kafshëve të Orwellit, por nuk është as vathë a qymez kooperative!
Sa kanë kushtuar?
Ku i kanë gjetur?
Sa vende pune hapen?
Sa lekë është bileta?
Sa na kushton mbajtja?
Me çfarë do t’i ushqejnë?
Sa respektohen të drejtat e kafshëve?
A përfaqësohet e gjithë bota e faunës shqiptare? Po ballkanike?
Këto na thuaj a derëbardhë, lërini propagandat t’i bëjë tjetër kush!
Raportoni për publikun!
Discussion about this post