Dy të rinj kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi mjeti me të cilin udhëtonin u fundos në rezervuarin e Çekrezës, në Tiranë.
Policia njofton se viktimat janë Erjon Muça,22-vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj, 20-vjeç.
Trupat e pajetë janë nxjerrë nga uji nga polumbarët e RENEA-s.
Nga të dhënat e para mësohet se ka ndodhur një aksident rrugor, ku makina para se të fundosej në rezervuar ka qenë me shpejtësi të lartë.
Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.