TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Si ta ulni temperaturën në kushte shtëpie

17/06/2022
in Ballina, Lajme, Shëndeti, Te tjera
Si ta ulni temperaturën në kushte shtëpie
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Temperatura e lartë është një patologji e shkaktuar nga  çrregullimi i qendrës hipotalamike, që është rregullatori  i temperaturës. Temperaturë quhet mbi 37.5 gradë, kjo e matur gjithmonë të paktën 30 deri 60 minuta pas buke dhe  i njëjti hark kohor duhet edhe pas një aktiviteti të sforcuar fizik.

Por si mund të kujdesemi në kushte shtëpiake kur kemi temperaturë të lartë?

Jepen antipiretikët (ilaçet që ulin temperaturën), ku më të përdorurit janë paracetamoli, ibuprofeni.

Antipiretikët jepen mbi temperaturën 38.2 gradë, gjithmonë sipas këshillës së mjekut dhe duke respektuar rigorozisht kohën e veprimit të medikamentit (ku në të shumtën e rasteve është 4-6 orë). Sidomos tek fëmijët duhet respektuar me përpikmëri.

Kujdes, asnjëherë nuk jepen të dy medikamentet bashkë, por një herë jepet njëri medikament, një herë tjetri, duke respektuar harkun kohor.

Në temperaturat mbi 39 gradë bëhen kompresa me ujë të ftohtë (jo me akull), të cilat vendosen në venat jugulare (në qafë poshtë veshit) dhe në venat femorale (rrëzë kofshëve).

Tek fëmijët duhet bërë heqja e mbulesave të tepërta dhe zhveshja e rrobave dhe mund t’i lëmë vetëm me trupore.

Gjithashtu, bëhet ajrosja dhe freskimi i dhomës herë pas here.

Në rastet me temperaturë të lartë bëhet banjë me ujë të vakët (jo të nxehtë) ku temperatura e ujit duhet të jetë 2-3 gradë nën temperaturën e trupit dhe banja duhet të zgjasë derisa të ulet temperatura.

Temperatura e ujit matet me termometër ose, në mungesë të tij, nëna mund të përdorë bërrylin e saj.

Tek fëmijët e vegjël nëna mund të bëjë mbështjelljen e bebit me një çarçaf të lagur. Në kushte shtëpie mund të përdorim dhe kompresa me raki dhe me uthull.

Tek të rriturit duhet të kemi parasysh se nuk duhet të rrinë të veshur shumë trashë dhe nuk duhet të rrinë shumë nxehtë, gjithashtu duhet të freskohet ambienti herë pas here.

Pirja e lëngjeve me shumicë, si: çajra të ngrohtë (jo të nxehtë), ujë dhe lëngje frutash etj. është e domosdoshme jo vetëm për uljen e temperaturës, por dhe për rehidrimin e të sëmurit.

Duhet të matet temperatura herë pas here, sidomos tek fëmijët e vegjël. Por kur shikojmë që temperatura nuk zbret krahas masave që përmendëm më sipër, duhet t’i drejtohemi menjëherë qendrës shëndetësore apo spitalore më të afërt, sidomos kur temperatura nuk zbret nën 40 gradë, sepse ekziston rreziku i konvulsioneve (të cilat mund të fillojnë edhe nën temperaturë më të ulëta se 40 gradë.)

Drejtohemi urgjent në qendrën spitalore dhe kur fëmija ka dridhje ose veprime të pakontrolluara, sepse jemi para një konvulsioni.

ShareTweetShare
Previous Post

Kërkesa e Ramiz Lladrovcit pas takimit të Kurtit me veteranët

Next Post

U fundoset makina, vdesin dy të rinjë në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë

Related Posts

Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar
Ballina

Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar

by TV OPINION
06/07/2022
​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës
Ballina

​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

by TV OPINION
06/07/2022
​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë
Kosovë

​Krasniqi: Qeveria merr vendim për ujin në kafiteri, por nuk i siguron ujë të pijes shumë zonave në Kosovë

by TV OPINION
06/07/2022
Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në
Ballina

Qeveria merr vendim që Rizvanolli të autorizohet nga Osmani për nënshkrimin e marrëveshjes me MCC-në

by TV OPINION
06/07/2022
Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, u diskua për sigurinë dhe mbrojtjen
Ballina

Kurti takoi në Athinë ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit, u diskua për sigurinë dhe mbrojtjen

by TV OPINION
06/07/2022
Next Post
U fundoset makina, vdesin dy të rinjë në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë

U fundoset makina, vdesin dy të rinjë në rezervuarin e Çekrezës në Tiranë

Te fundit

‘Bad News Eagles’ luajnë sot gjysmëfinalen ndaj ‘fnatic’

‘Bad News Eagles’ luajnë sot gjysmëfinalen ndaj ‘fnatic’

28/06/2022
Interi zgjedh një shqiptar si pasardhës të Brozovicit

Interi zgjedh një shqiptar si pasardhës të Brozovicit

07/06/2022
Molliqaj: Po e festojmë Ditën e Çlirimit në kushtet më të vështira që nga paslufta

Molliqaj: Po e festojmë Ditën e Çlirimit në kushtet më të vështira që nga paslufta

12/06/2022
Zelensky: Integrimi në BE, si të ngjisësh Everestin

Zelensky: Integrimi në BE, si të ngjisësh Everestin

25/06/2022
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

02/07/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Arrestim Ballkani i Hapur Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Haxhiu rreth vettingut: Rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk ishin ashtu siç qeveria kishte synuar
  • ​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?