Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës.
Një rast ka ndodhur në Prishtinë, ku viktimë ka qenë një grua. Në Gjilan, viktimës e dhunë në familje ka qenë një burrë, ndërsa në Ferizaj viktimë e dhunë ka qenë një grua që ka pranuar trajtim mjekësor.
Për këto raste janë arrestuar dy burra teksa i treti është në kërkim.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 19.02.2023 – 12:10. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar e kishte shqetësuar. I dyshuari gjendet në kërkim policor ndërsa rasti nën hetime.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 19.02.2023 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 19.02.2023 – 20:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.