Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Oslo të Norvegjisë ku dy persona mbetën të vdekur dhe 14 të tjerë u plagosën.
Kurti përmes një postimi në Twitter ka shprehur keqardhjen për ngjarjen që ka ndodhur në Oslo.
Ai gjithashtu iu shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve në këtë tragjedi.
“Me zemër të thyer shikojmë masakrën në Oslo. Urojmë më të mirat për të lënduarit dhe ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e të vrarëve. Lufta kundër urrejtjes dhe kohezioni social është një përgjegjësi që e ndajmë të gjithë – ne qëndrojmë me Norvegjinë”, ka shkruar Kurti në Twitter. /