Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, nënshkruan sot Marrëveshjen e përgjithshme për shfrytëzimin e mjeteve të grantit të Performancës Komunale për vitin 2025, të cilin Komuna e Prizrenit e ka fituar sipas performancës për vitin 2023.
Këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ku mes të tjerash tha se këtë shumë të parave do ta gëzojnë qytetarët e Komunës.
Postimi i plotë:
Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, nënshkruan sot Marrëveshjen e përgjithshme për shfrytëzimin e mjeteve të grantit të Performancës Komunale për vitin 2025, të cilin Komuna e Prizrenit e ka fituar sipas performancës për vitin 2023.
Këtë grant, në vlerë prej 2,047,132.85 eurove, do ta gëzojnë banorët e komunës sonë, përmes projekteve që do të realizohen për ngritjen e cilësisë së jetës së tyre.
Urime të gjithëve!