Tre persona kanë përfunduar të therur me thikë në dy raste të ndara në Prishtinë.
Mirëpo, që të dy rastet e kanë një të përbashkët, që të dyja kanë ndodhur në Lagjen e Spitalit në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
Në një rast, të ndodhur në orën 14:00, një person ka përfunduar i therur me thikë, teksa në rastin tjetër janë therur dy persona.
Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 18:00 në rrugën “Muharrem Fejza”.
Njoftimi i plotë nga Policia:
RASTI -I-
Rreth orës 14:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në një lokal në lagjen e spitalit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për një person të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) i cili është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.
Aktualisht policia ka ngritur dyshimet për dy të dyshuar të implikuar në rast, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes ndërkohë që është iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.
RASTI -II-
Rreth orës 18:00 është raportuar për një therje me thikë të ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga të dhënat e para dyshohet për dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë ( thikë) të cilëve u është ofruar trajtimi mjekësor.
Një i dyshuar që dyshohet të jetë i implikuar në rast, është shoqëruar për në stacionin policor.
Ndërkohë që policia kq iniciuar një hetim me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.