Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se rritja e tatimit për pronat është sulm ndaj qytetarëve.
Tahiri ka thënë se në vend se shteti të sigurojë vitalitetin e ekonomisë, ai po kthehet në instrument të varfërimit të qytetarëve.
“Ka kohë që nxjerrja e parave nga xhepi i qytetarëve, po përkthehet si rritje e të hyrave buxhetore, si rritje ekonomike. Në vend se shteti të sigurojë vitalitetin e ekonomisë, e të garantojë mirëqenien e qytetarëve, ai po kthehet në instrument të varfërimit të qytetarëve”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Sipas tij, bota njeh teotri e shembuj të ndërhyrjes së shtetit për të kapërcyer kriza, e jo praktika të krekosjes kur qytetari ka plot halle.