TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kryeziu: Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna, jo qeveria

24/01/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Kryeziu: Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna, jo qeveria
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se vlerën e tatimit e cakton komuna dhe jo ministria e Financave apo Qeveria e Kosovës.

“Sqarim: vlerën e tatimit e cakton komuna, e jo ministria e Financave apo Qeveria. Të hyrat e mbledhura nga tatimi në pronë i merr komuna, jo Qeveria”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se, tatimi në pronë për vitin 2023 është rritur.

Ministria e Financave ka njoftuar se vlerësimi i tokave dhe objekteve është bërë në tetor. Për të ka thënë se kanë qenë të njoftuara komunat “me të cilat ka bashkëpunuar ngushtë për ta përcaktuar çmimin për metër katror për objekte dhe toka”.

Sipas MF-së, vlerësimi është bërë duke marrë të dhënat: Kontrata të shitblerjeve jo më të vjetra se 3 vjet, intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme, anketime të pronarëve, intervista me zyrtarë bankash, vlera të pronave që janë shpronësuar, të dhëna të qirave dhe të kompanive të ndërtimit.

Qytetarë të shumtë kanë reaguar pasi kanë parë faturat e tatimit në pronë. Shumica kanë përjetuar rritje dyshifrore, ndërsa ka pasur raste edhe në mbi 150 për qind.

Reagime ka pasur edhe nga opozita.

LDK-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pezullojë rivlerësimin e tatimit në pronë për vitin 2023, ndërsa AAK-ja ka thënë se rritja e tatimit për pronat, është sulm ndaj qytetarëve.

Ndërsa PDK-ja, ka deklaruar se rritja e tatimit në pronë e vështirëson edhe më shumë gjendjen e qytetarëve të Kosovës.

ShareTweetShare
Previous Post

Tahiri: rritja e tatimit për pronat është sulm ndaj qytetarëve

Next Post

​Moti për ditën e sotme

Related Posts

Pamje të FSK-së në Turqi, Mehaj: Po realizohen me sukses operacionet e kërkim-shpëtimit
Ballina

Pamje të FSK-së në Turqi, Mehaj: Po realizohen me sukses operacionet e kërkim-shpëtimit

by TV OPINION
08/02/2023
KEDS punime në rrjet për pesë ditë rresht, këto zona do të mbesin pa rrymë
Kosovë

Punimet në rrjet, KEDS bën të ditur cilat zona do të mbesin pa rrymë

by TV OPINION
08/02/2023
Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e sirianit në Vërmicë
Kosovë

Arrestohet 37-vjeçari në Kaçanik pasi rrahu gruan dhe demoloi shtëpinë

by TV OPINION
08/02/2023
Mediumi serb: Greqia pritet ta njohë Kosovën
Ballina

30 ditë aktivitete për 15 vjetorin e Pavarësisë dhe 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së

by TV OPINION
08/02/2023
Bislimi: Kosova ka avancuar në zbatim të MSA-së
Ballina

Bislimi thotë se BE-ja ka vërejtje në dy kushtet e Kurtit për Asociacionin

by TV OPINION
08/02/2023
Next Post
Parashikimi i motit për ditën e sotme

​Moti për ditën e sotme

Te fundit

Për ta siguruar lirinë e lëvizjes: Policia e Kosovës dhe KFOR-i me operacion të përbashkët rutinë

Për ta siguruar lirinë e lëvizjes: Policia e Kosovës dhe KFOR-i me operacion të përbashkët rutinë

24/10/2022
Deliu-Kodra: Vetëvendosje e ka kulturë gënjeshtrën

Deliu shpreson që sot duhet të vendoset data për liberalizimin e vizave

10/11/2022
Shtyhet seanca për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

Shtyhet seanca për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi

25/10/2022
Vrasje në tentativë në Gjakovë, Policia deklarohet për rastin

Vrasje në tentativë në Gjakovë, Policia deklarohet për rastin

05/07/2022
Petkoviç pretendon se një familje serbe është sulmuar në në një fshat të Vitisë, fajëson Kurtin

Petkoviç pretendon se një familje serbe është sulmuar në në një fshat të Vitisë, fajëson Kurtin

11/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Pamje të FSK-së në Turqi, Mehaj: Po realizohen me sukses operacionet e kërkim-shpëtimit
  • Punimet në rrjet, KEDS bën të ditur cilat zona do të mbesin pa rrymë

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?